Zyrtarizohet transferimi i Llorentes

Fernando Llorente është lojtar i ri i Juventusit. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë skuadra e Juves e cila ka bërë të ditur marrëveshjen me sulmuesin e Athletico Bilbaos.
Nëse Juventus dëshiron Llorenten që në janar, kampionët italian duhet ti paguajnë Bilbaos 4 milion euro, ndërsa nëse dëshirojnë ta marrin me parametra zero, Juve duhet të presë deri në qershor.
E rëndësishme është se Llorente është lojtar i Juventusit ndërsa mbetet të shihet vendimi i torinezëve në ditët në vijim./Indeksonline/