Besart Berisha e nis mbarë Vitin e Ri 2013
Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë mund të themi se edhe Besart Berisha mund të ketë një vit të mbarë, pasi që ai 2013 e ka nisur me gol. Skuadra e sulmuesit kosovar, Brisbane Roar, ka bërë një kthesë në kampionatin australian duke shënuar fitore 2:1 ndaj Wellington Phoenix. Me këtë fitore kampionët aktualë rikthehen në top-gjashtëshin e renditjes. Gjithsesi, më e rëndësishmja është se pikërisht goli dhe një asist i sulmuesit të kombëtares shqiptare i dha pikët e plota kësaj skuadre në vitin e ri.
Berisha vitin që lamë pas ishte shpallur lojtari më i mirë në Australi, megjithatë në ndeshjet e fundit nuk e kishte shkëlqimin e kampionatit të kaluar, por si duket ai tashmë ato i ka lënë anash dhe vitin e ri e ka nisur si është më si miri.
