E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një seri me “Seks and the City”

Aktoret e serialit dhe filmit “Sex and the City” kanë paraqitur një plan për një version të ri të filmit “Sex and the City”.

Ka pasur shqetësime sa i përket projektit - po si duket shefet kanë vendosur që të bëjnë edhe dy filma tjerë.

Sarah Jessica Parker, e cila e luan rolin e Carrie Bradshaw, Cynthia Nixon (Miranda Hobbes) dhe Kristin Davis tashmë kanë mbushur ka 40 vjet, përderisa Kim Cattralll (Samantha Jones) ka 53 vjet.

“Ka edhe një skenar për një film të tretë. Është fshehur për arsye publiciteti”, ka thënë një burim për mediat amerikane.

“Është shumë normale që pjesa e dytë duhet ta ketë edhe pjesën tretë prandaj kemi vendosur që të ta bëjmë edhe një film...”, tha burimi.

“Sex and the City” është shumë në modë, gjithashtu edhe për mënyrën se si duken vajzat Carrie, Samantha, Miranda dhe Charlotte pëlqehet shumë nga publiku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›