E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi i mesëm, rikthehen teknikumet

Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve, nënshkruajnë marrëveshjen për arsimin profesional. Ndihma kryesore nga komuniteti ndërkombëtar (BE)

Specialisti i arsimit të mesëm, Bashkim Sala: Vendi ka nevojë për hidraulikë dhe elektricistë

"Tregu shqiptar i punës ka nevojë për specialistë ndërtimi, elektricistë, saldatorë", ky është mendimi i përbashkët i specialistëve të ministrisë së Arsimit, ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Konfederatës së Këshillave të Organizatave të Punëdhënësve, Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, si dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, të cilët ditën e djeshme nënshkruan marrëveshjen "Mbështetje për Reformën në Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri".

Qëllimi i këtij bashkëpunimi mes këtyre partnerëve është përmirësimi i sistemit arsimor të mesëm profesional, me synim plotësimin e nevojave të tregut të punës për teknikë dhe specialistë.

Sipas të pranishmëve, tregu që ka më shumë nevojë për të tillë specialistë është ai i ndërtimit, mangësitë e të cilit deri tani janë mbushur nga emigrantët, të cilët kanë marrë zanatin në vende të huaj dhe janë rikthyer në Shqipëri.

Por, pas nuk ngelen as anekset e industrisë së ndërtimit, siç janë mangësitë në hidraulikë, elektricistët, saldatorë, muratorë.

Ky projekt i nisur në vitin 2007, nga ministri i atëhershëm i Arsimit, Genc Pollo, është pjesë e projektit CARDS AFP, "Mbështetje për Reformën në Arsimin dhe Formimin Profesional", i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Mbështetja e të cilit deri në këtë moment ka qenë vetëm monetare.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Arsimit Profesional, Bashkim Sala, shpjegon se kjo marrëveshje është përmbyllja e fazës së parë të projektit, arritja më e madhe e të cilit ishte hartimi i kornizës kombëtare të kualifikimeve, që ka për qëllim jo vetëm kualifikimin e specialistëve brenda vendit, por edhe njohjen ndërkombëtare të këtyre kualifikimeve.

"Sot jemi në një situatë ku ka një suficit shumë të madh djemsh dhe vajzash që kanë përfunduar studimet dhe nuk gjejnë punë në zanatin e tyre, juriste ka, ekonomistë ka në një kohë që vendi ka nevojë për hidraulikë, elektricistë, gjithë ndërmarrjet në Shqipëri kanë nevojë për teknikë të specializuar", - tha Sala, duke shtuar se ndjekja e një shkolle profesionale nuk i pengon nxënësit të ndjekin më pas universitetin në degën që preferojnë, ndërkohë që kanë fituar një zanat.

Ndërsa për përfaqësuesin e Konfindustria, Hajredin Fratari "Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka rëndësi, sidomos për fushën e ndërtimit, e cila ka një uri të madhe për specialistë.

Deri tani, kjo nevojë është plotësuar nëpërmjet emigrantëve që janë kthyer, me eksperiencë pune nga jashtë. Por, mbyllja në vitin 1992 e teknikumeve të ndërtimit e shkollave të rezervave ka krijuar një deficit të madh në ndërtim", - tha Sala. Sipas tij, edhe ata specialistë të mirë që dolën nga këto shkolla profesionale u tërhoqën nga tregu ndërkombëtar i punës, dhe për pasojë në Shqipëri u krijua një mangësi e madhe.

Duke qenë se formimi profesional ndikon në rritjen cilësore të ekonomisë dhe zhvillimi i tij është në interesin e të gjitha palëve të përfshira, partnerët socialë u zotuan të punojnë për të identifikuar mundësitë dhe masat që duhen ndërmarrë në AFP, si p.sh.; identifikimi i profesioneve me perspektivë; shqyrtimi i marrëveshjeve ekzistuese për negociata kolektive mbi çështjet e punësimit; krijimi i një plan veprimi për trajnime dhe stazh pune duke përdorur sistemin e AFP; Sistemi i informacionit të tregut të punës; analizë e tregut të punës; Sistemi i standardeve profesionale, etj. Të gjitha këto do të shërbejnë për të përmirësuar aftësitë e forcave të punës dhe luftën për uljen e papunësisë.

Megjithëse entuziazmi për këtë marrëveshje është i madh, një përfundim konkret nuk do të shihet për të paktën dhe dy vite. Sala thotë se për ndërtimin e një shkolle profesionale duhen dy deri në katër vite.

Kështu që ata që dëshirojnë të bëhen specialistë në ndërtim, elektricistë apo saldatore, pavarësisht vullnetit të mirë të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë duhet të presin të paktën edhe disa vite, për të

Kualifikime të përgjithshme

Këto kualifikime trajtojnë studime joprofesionale dhe i jepen nxënësve të arsimit bazë ose të rriturve, të cilët ndërmarrin studime të të njëjtit nivel që jepen në shkolla. Këto kualifikime parashikohen të jenë në nga niveli 1 deri në nivelin 4 të kornizës.

Kualifikimet e larta

Janë ato kualifikime që ofrohen ose realizohen në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë. Kualifikimet mund të jenë të përgjithshme ose profesionale. Me ligjin aktual për arsimimin këto kualifikime janë të përcaktuara si diploma të nivelit të parë, Master i nivelit të parë, diploma e nivelit të dytë, diploma të integruara të niveli të dytë, Master i nivelit të dytë dhe doktoratë.

Kualifikimet profesionale

Do të quhen kualifikimet që do të ofrohen nga institucione pas të mesme, qendra formimi (kualifikime të përgatitjes profesionale) ose në vendin e punës (kualifikime të kompetencave profesionale). Këto kurse do të jenë përgjegjësi e Agjencisë Kombëtare të AFP-së.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›