Rrëfimi i ndarjes së Tiger Woods

Ish-gruaja e Tiger Wood ka ngritur përsëri mediat në këmbë pasi një burim ka treguar për mënyrën se si është ardhur deri tek divorci i çiftit.
Burimi ka treguar mbrëmë se si kishte tentuar Tiger që të mashtronte atë duke i thënë se nuk e kishte tradhtuar me vajzën që mbart kapelën e UÇK-së, Rachel Uchitel.
“Para se ta vërtetoj tradhtinë, Woods ka biseduar me të gjysmë orë në telefon për ta bindur Uchitel që të thotë se ai nuk e ka tradhtuar gruan e tij. Pas kësaj Rachel kishte telefonuar Ellin dhe i kishte thënë se burri i saj nuk e kishte tradhtuar”, ka treguar një burim ngjarjen.
Por, këtu nuk kishte përfunduar. Pasi Wood kishte rënë në gjumë, Ellin mori telefonin e Tiger dhe lexoj disa mesazhe që ai kishte shkëmbyer më parë me Uchitel.
“Ellin lexoj tekstin e dërguar nga Tiger, ku shkruante, ‘Më mungon shumë, kur do të shihemi përsëri?’”.
“Pas kësaj Uchitel kthen mesazhin telefonik, Elin e thërret në telefon, ndërkaq Ellin i thotë se ajo e ka ditur që ka diçka në mes të tyre, por Uchitel e fyen atë dhe e ndërpret lidhjen”, ka thënë burimi për gazetën The Sun.
Pas kësaj Ellin e zgjon nga gjumi Tigerin dhe e largon nga shtëpia.
“Por, martesa nuk ka përfunduar. Çifti dëshiron ta shpëtoj atë”, tha në fund burimi.