E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dashuri seksi i Lady Gaga-s

Nëse ndokush do të mund të pyeste se çfarë ka parë Lady Gaga tek i dashuri i saj, aktori, Taylor Kinney, këto fotografi të mëposhtme i zgjedhin të gjitha dilemat.

Taylor, është paraqitur në , “NBC's Chicago Fire” gjysmë i zhveshur e i mbështjellë vetëm me një peshqir në pjesën e poshtme të trupit duke treguar se sa seksi është. Në këtë seri, ai luan rolin e Lieutenant Kelly Severide, një zjarrfikës nga Chicago.
 

Ndërkaq, sa i përket lidhjes së tij me këngëtaren, Lady Gaga, muajin e kaluar, Taylor tha për , “The Sun” se arsyeja kryesore që ai ndjen për këngëtaren është sepse, ajo i kujton të ëmën e tij, dentisten Pam.

“Ajo punon vërtetë shumë dhe është e fortë dhe inspiruese sikurse nëna ime me një etikë të madhe pune”, ka thënë aktori i, “The Vampire Diaries”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›