Edhe pak

Shumica e serbëve në Kosovë vazhdojnë të bashkudhëtojnë me të kaluarën. Të paktën diçka nuk kanë ndërruar kurrë që nga përfundimi i luftës. Ato janë targat e veturave. Ata iu mbeten besnikë targave të vjetra PR, PZ, apo KM. Shumica e tyre janë të regjistruara dhe të siguruara, por jo në shtetin dhe nga kompanitë kosovare.
Strukturat paralele në Kosovë janë përkujdesur që serbët edhe pas 11 vjetëve të bëjnë regjistrimin e veturave. Madje në veri të Mitrovicës, serbët as që e marrin mundin t’i regjistrojnë ato. Atje vlejnë rregulla unike. Shumica e veturave nuk kanë fare targa dhe për këtë nuk dënohen. Megjithëkëtë, duket se serbët shumë shpejt do të jenë të obliguar të ndërrojnë. Me daljen e targave të reja me logon e Republikës së Kosovës, Qeveria ka ndërmend të lëshojë një urdhëresë që ndalon qarkullimin me targa të vjetra.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi thotë për Express se serbët do të kenë dy mundësi për t’i regjistruar veturat e tyre. Njëra mundësi, sipas tij, është që ata t’i regjistrojnë veturat me targa të Kosovës.
Mundësia tjetër është që serbët e Kosovës të përfitojnë nga dyshtetësia. Kështu ata mund të lëvizin nëpër Kosovë me tabela të qyteteve të Serbisë. Sipas Rexhepit, serbët që do të pajisen me targat e Kosovës, do të kenë vështirësi të udhëtojnë në Serbi, të paktën derisa ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Por, pavarësisht kësaj, Rexhepi vlerëson se koha e PZ-së, PR-së, GL-së po KM-së do të kalojë shumë shpejt. “Targat e vjetra duhet të largohen”, shton Rexhepi. Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar në targat e reja, por ende nuk dihet ndonjë datë e saktë se kur pritet të pajisen qytetarët me to.
“Me gjasë, tenderimi i dytë që do të shpallet dhe do të marrë pak kohë. Siç e dini, procedurat e tenderimit kërkojnë kohë, ankesat etj”, thekson Rexhepi. Deri atëherë, Ministria është e përkushtuar që të pajisë qytetarët me targat KS.
Deri në këtë ndalesë, Policia e Kosovës duhet të mbyllë syrin para targave të vjetra. E, sidomos në Mitrovicë, ku policia nuk e pengon askënd të ngasë veturat edhe pa targa fare. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti pranon se procedurat në Veri dallojnë. Sipas tij, në jugun e qytetit, policia toleron veturat me targa të tjera, derisa ata që ngasin pa targa, dënohen, pavarësisht përkatësisë etnike.
“Pa targa dhe pa sigurim shkon në procedurë. Ato targa që janë nga ish-sistemi jugosllav momentalisht kanë njëlloj validiteti. Me ligj nuk ish dashur, por për shkak situatës dhe kushteve... Në Veri më pak aplikohet, duhet të bëhemi realistë. Por në Veri nuk është e njëjta procedurë. Është e ngjashme, por jo e njëjta”, sqaron Hoti.
Ndërkohë, ndërrimi i targave është edhe pjesë e strategjisë për integrimin e Veriut, por edhe pjesë e angazhimeve për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë.
Gjatë dy viteve të shkuara, Ministria e Punëve të Brendshme kishte premtuar se do të dalin me targa të reja. Targat me vite ndërruan formë, ngjyrë dhe stema.