E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe pas humbjes në derbi, peqinasit e shohin veten pretendent

Teuta - Shkumbini, 3-0. Tahiri ne aksionEdhe pas humbjes në derbin me Elbasanin, të shtunën e kaluar në Ruzhdi Bizhuta, peqinasit e shohin veten pretendent për në Kategorinë Superiore. Dhe këtë e ka shprehur për Gazeta e Sportit, mesfushori Arvis Gjata, që luan në rolin e organizatorit, teksa duket se nuk është fort i kënaqur me fakti që në tre javë janë marrë tre pikë, që do të thotë mesatarisht një pikë për ndeshje. Mund të themë se nuk jemi mirë përsa i përket pozicionin në renditje. Por si skuadër jemi shkëlqyer, në kushtet kur kemi një grup të mirë lojtarësh, ndërsa për fat të keq nuk kemi pasur shans.

Humbja e fundit ka qenë shumë e pamerituar për ne, pasi kemi luajtur shumë mirë, por nuk kemi marrë asgjë si për çudi, në kushtet kur meritonim të paktën barazimin. Megjithatë ske çbën, në futboll duhet ti pranosh të tria rezultatet dhe pse të vjen inat. Sepse nuk jemi në krye të renditjes, atje ku dhe kishim bërë planet që në fillim, ndonëse kanë kaluar tre javë. Dhe ne shumë shpejt do të jemi në krye të renditjes, thotë fillimisht Gjata, i cili duke vazhduar më tej do të deklaronte:

Ne jemi ende pretendentë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore dhe nuk ka pse të na përjashtojë njeri nga pretendimet. E them këtë, pasi nuk besoj se skuadrat e tjera janë më të mira se sa ne, në kushtet kur ne kemi dhe eksperiencën e të luajturit në Superiore. Përpara na pret një takim tjetër i vështirë, ndërsa do të presim në fushën tonë Tërbunin, një skuadër e hidhur, që vazhdon të bëjë paraqitje të mira në këto javë të para të këtij kampionati.

Ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht, teksa objektivi jonë është marrja e tre pikëve dhe afrimi sa më shumë me kryesuesit. Ky sukses do të na fusë në lojë për të kërkuar më pas frenimin e skuadrave të kreut, që duket sikur kanë marrë superxhiro. Por ne do ti ndalojmë. Dhe Gjata beson se Shkumbini, edhe duke qenë krejtësisht me lojtar vendës, do të ketë dhe më shumë forcë për tu ngjitur në Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›