E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG rrëmben 3 pikët e para

Paris Saint Germaini ka kaluar me lehtësi pengesën e parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Olympiakosin si mike me rezultat 4-1. Skuadra greke luan shumë mirë pjesën e parë duke e vendosur shpesh herë në vështirësi kundërshtarët, të cilët nuk janë shumë të rrezikshëm.

Vladimir Veiss është i jashtëzakonshëm duke goditur tranversën. Me gjithë lojën e mirë të parët që shënuan ishin miqtë, përmes Edison Cavanit, pas një aksioni mes Ibrahimovic dhe Maksuell që u mbyll në fund nga uruguaiani.

Vladimir Veiss nuk ka ndërmend të ndalet, ai driblon të gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe në fund shënon golin e e barazimit në minutën e 25-të. Në fraksionin e dytë të lojës, klubi francez ishte i papërmbajtshëm. Thiago Motta realizoi dy herë (68′ dhe 73′), Ibrahimovic dështoi nga penalltia, ndërsa Marquinhos shënoi golin e katërt në minutën e 86′.

Benfikës nga ana tjetër i ka mjaftuar vetëm një pjesë loje për të mposhtur Anderlehtin pastër 2-0. Golat për vendasit u realizuan nga Djurçiç dhe Luisao, për të arkëtuar tre pikë e para në grupin C. Në këtë grup për momentin vendin e parë e mban PSG pasi ka një golavarazh më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›