E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe pasi i nguli thikën e shoqja, kishte frikë të fliste

Share

Një britanik, që kishte qenë subjekt i dhunës së tmerrshme nga duart e bashkëshortes së tij të imët, ka përshkruar momentet kur ajo i nguli thikën në gjoks.

Kieron Bell, 36 vjeç, thotë se vetëm pasi gruaja e tij Sarah e qëlloi me thikë, gjeti kurajën për ta lënë atë. Ajo e theri dhe e la të vdiste, por edhe pas kësaj, ai sërish e kishte të vështirë që të tregonte se kishte qenë i dhunuar.

Por tani ai shpreson se historia e tij do të nxisë meshkujt e tjerë që të flasin për këtë çështje.

Për më tepër britaniku ishte truprojë në një lokal nate. Ai nuk e kishte problem të flakte jashtë të dehurit, por me gruan e tij ishte ndryshe. Ai ishte bërë viktimë e sulmeve brutale të së shoqes disa herë, deri në momentin që ajo i dha një goditje me thikë.

Madje edhe kur policia erdhi, ajo u tha atyre se Kieron ishte rrëzuar dhe kishte rënë mbi thikën e biftekëve.

Kieron u bën thirrje meshkujve që të mos tolerojnë dhunën në një marrëdhënie. Dhuna në familje kundër burrave është një problem i madh. Për shkak se gratë shihen si vulnerabël, njerëzit nuk e kuptojnë dot se si meshkujt mund të jenë subjekt të dhunës, thotë ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›