E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 milion lekë për Bylisin, Kapllanaj deklaron premion

Kapllanaj - LaskaFINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË, LAÇI-BYLIS (-2 DITË)

Ballshiotët e Shensoit vazhdojnë të jenë në regjim kazerme deri në ditën kur do të vijnë në Tiranë për tu akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit një ditë para ndeshjes së tyre të jetës

Bylis është në pritje të luajtjes së finales së parë të Kupës së Shqipërisë, në të gjithë jetën e saj si klub, teksa ka 41 vjet që është krijuar si klub. Ka marrë pjesë dy herë në Kupat e Evropës, teksa më 1999 ka qenë Kupën UEFA, kur ka luajtur përballë Interit të Bratislavës (1-3 dhe 0-2).

Të njëjtën gjë ka përsëritur dhe më 2001-in, teksa në Kupën Intertoto ka luajtur përballë rumunëve të Universitatea të Krajovës, kur është eleminuar pas barazimit 3-3 në Rumani dhe humbjes 0-1 në Tiranë. Dhe në të dy këto përballje në arenën ndërkombëtare Bylisit, më tepër se sa për trofe të fituar, ka kaluar edhe duke qenë në vendin e tretë në renditje.

Dhe tashmë që duket se i ka ardhur zogu në dorë, ballshiotët po mundohen të shfrytëzojnë çdo mundësi që të motivohen lojtarët për ti dhënë të parën Kupë të Shqipërisë Bylisit. Madje të njëjtën gjë e kërkon dhe Laçi. Megjithatë, tashmë presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, e ka gjetur mundësinë për ti thënë futbollistëve të tij: Urdhëro merreni Kupën e Shqipërisë.

50 milion lekë të vjetra do të jetë premio për ballshiotët, nëse të premten në mbrëmje, në stadiumin kombëtar Qemal Stafa, arrijnë të jenë fitues për herë të parë të Kupës së Shqipërisë. Sakaq skuadra është duke vazhduar regjimin e kazermës, ndërsa vijon stërvitja normale me trajnerin Shensoi, paçka se ky i fundit, edhe për shkak të dënimit të Komisionit të Disiplinës, nuk do të jetë në pankinë.

Ballshiotët, të paktën dhe sipas burimeve të sigurta, do të vijojnë përgatitjet e tyre në stadiumin Adush Muça deri një ditë përpara ndeshjes, teksa do të akomodohen në një nga hotelet e kryeqytetit për të qenë gati më pas për finalen e Kupës së Shqipërisë, që do të luhet të premten në mbrëmje në stadiumin kombëtar Qemal Stafa

800 bileta, të enjten në Ballsh

Në faqen zyrtare në fejsbuk FK Bylis është lajmëruar se të enjten në Ballsh do të mbërrijnë 800 bileta, të cilat do të vihen në dispozicion të fansave ballshiot. Dhe përfituesit e këtyre bileta duhet të plotësojnë disa kushte. Së pari, e përfitojnë këtë biletë ata që hipin në autobuzat e tifozëve të vënë në dispozicion nga klubi, duke u siguruar këtyre të fundit jo vetëm udhëtimin, por dhe hyrjen falas në stadiumin kombëtar Qemal Stafa.

Së dyti, përfitues bëhen ata studentë që ndodhen në Tiranë dhe kontaktojnë me grupimin e tifozave Bylinet, të cilët kanë në administrim biletat e së treti përfitojnë dhe ballshiotët e vjetër, të cilët arrijnë të kontaktojnë me organizatorët e finales, apo dhe me drejtuesit e klubit, apo tifozat për këtë ndeshje.

Dhe sipas njoftimit të FK Bylis, grupimi i tifozëve në Tiranë do të bëhet në vendin e quajtur Parku Rinia, quajtur ndryshe Taiëan Tirana. Dhe dy orë përpara ndeshje të gjithë do të marshojnë drejt stadiumit, aty ku do të ketë një performancë ndryshe, që mund të nxisë skuadrën për të fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›