Edhe shqiptarët paralajmërojnë bllokadë rrugësh në veri

Banorët shqiptarë të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshotovë të zonave të thella të komunës së Leposaviçit, kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës Mitrovicë-Leposaviç, nëse nuk do të hiqen barrikadat e vendosura nga ana e serbëve.
Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i këtyre fshatrave, Haki Imeri, sipas të cilit ka një muaj që banorët e këtyre tre fshatrave shqiptare të komuës së Leposaviçit, kanë mbetur të bllokuar për shkak të vendosjes së barrikadave të serbëve të veriut të Kosovës në fshatin Rudarë, të cilët në këtë mënyrë po bëjnë presion ndaj shqiptarëve për t`u shpërngulur nga kjo trevë , raporton Zëri.