E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri civilet kane nevoje per mbrojtje

Një grup hetimor nga OKB ka mbyllur vizitën e tij në Siri me përfundimin se atje ka një nevojë urgjente për të mbrojtur civilët nga forca e tepruar.

Grupi, i pari që Siria ka lejuar që kur filloi shtypja e dhunshme e protestuesve në muajin mars, thotë se nuk ka krizë humanitare në mbarë vendin.

Kombet e Bashkuara deklarojnë se mbi 2200 persona kanë mbetur të vrarë nga aktet e dhunës që shpërthyen nga fillimi i vitit.

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit është i ndarë përsa i përket opsionit të vendosjes së sanksioneve ndaj Sirisë për shtypjen e dhunshme të protestave.

Siria kishte refuzuar për muaj të tërë mbërritjen e një misioni të OKB-së në vend për të hetuar dhunën. Por qeveria la grupin në fjalë javën e kaluar, duke i premtuar akses të plotë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›