E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe shtatë komuna mbeten të izoluara

Sipas Shtabit të Emergjencave në vend mbeten ende edhe shtatë komuna të izoluara. Shtatë komunat e vetme që vazhdojnë të mbeten të bllokuara i përkasin qarkut të Shkodrës dhe Kukësit bën me dije Ministri e Brendshme.

Bëhet fjalë për komunat Shalë, Shosh, Iballë dhe Fierzë në qarkun e Shkodrës, si dhe komunat Kalis, Lekbibaj dhe Arren në qarkun e Kukësit.

Nga këto zona janë kryer sot nga helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë tre misione fluturimi, ndërkohë strukturat e Forcave të Armatosura kanë kryer operacione të ndihmës humanitare në Zapod të Kukësit, Orenjë të Librazhdit dhe në Pukë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›