E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe sot takohen grupet për zbatim në Bruksel

Në Bruksel vazhdojnë sot diskutimet e ekipeve të Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Delegacionet u takuan dje për afro 10 orë për të diskutuar parimet dhe detajet rreth zbatimit të paktit që lidhën dy kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq për përgjegjësitë që do te kenë serbët e veriut të Kosovës.

Në agjendë të diskutimeve është afatizimi i përmbushjes së 15 pikave të pajtuara në marrëveshje, dhe dhënia e prioriteteve të punës në terren.

Sot ndërkaq, në Beograd, siç njoftojnë mediet në Beograd, pritet të mbahet një debat në Kuvendin e Serbisë pasi në rend dite deputetët kanë marrëveshjen Serbi-Kosovë, si dhe të gjitha aktet e tjera të nxjerra gjatë dialogut politik e teknik në Bruksel mes dy vendeve.

Qeveria e Serbisë, ka miratuar në mbledhjen e saj të së hënës marrëveshjen me Prishtinë./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›