Fyle e inkurajon Beogradin në rrugën evropiane

Komisionari evropian për shtrirje, Stefan Fyle ka thën se e viziton Beogradin disa ditë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, për ta inkurajuar Serbinë që ta vazhdojë rrugën drejtë BE, kurse kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka rekomanduar se shteti me arsye pret vlerësimin pozitiv për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE.
Daçiq dhe Fyle u kanë dhënë deklarata gazetarëve para fillimit të takimit ku po marrin pjesë edhe nënkryeministrat Aleksandar Vuçiq dhe Suzana Grubjeshiq e ngarkuar për integrime evropiane si dhe shefi i misionit të BE në Beograd, Vensan Dezher.
”Kam ardhur që të ju përgëzojë për atë që e keni arritur kohët e fundit në rrugën tuaj evropiane, të shpreh mbështetjen dhe inkurajimin që të vazhdoni drejtimin në atë shkallë të përkushtimit, vendosmërisë dhe vizionit që e keni treguar kur keni marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë në familjen evropiane”, ka cekur Fyle, transmeton RTK.
Kam ardhur, sikurse tha, vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe disa ditë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave të Serbisë me BE. “Vizita e manifeston nivelin e lartë të angazhimit të BE me Serbinë”, ka thënë Fyle dhe ka shtuar se “këto janë momente të veçanta jo vetëm për ju, veç edhe për BE dhe mua personalisht”.
Kryeministri Daçiq ka thënë se Serbia me hapa të mëdhenj duhet të shkojë drejtë BE dhe në atë rrugë duhet të ec me shpejtësinë më të madhe, sepse i tërë shteti me arsye pret vlerësimin pozitiv për marrjen e datës për fillimin e negociatave. Ai ka shtuar se Serbia nuk guxon dhe nuk mundet më të vendnumërojë ose të shkojë me hapa mbrapa, veçse me hapa të mëdhenj duhet të shkojë drejtë Evropës.
“Sikur ta kishim refuzuar këtë mbi të cilën jemi marrë vesh në Bruksel, kush e di sa do të ishim akoma larg nga vendet tjera evropiane”, ka thënë Daçiq dhe ka rikujtuar se të ardhurat bruto shoqërore sot janë në nivelin 65% nga viti 1989.
Daçiq ka theksuar se këto ditë mund të shihet se ekziston një imazh krejt i ri mbi Serbinë dhe qasja pozitive ndaj vendit dhe prandaj mund të pret mirëkuptim më të madh për qëndrimet e Serbisë në këto rrethana.
Ky, sipas fjalëve të tij, është kontribut që si vend i respektuar të luftojë për qëndrimet e veta. Kryeministri serb ka shtuar se, në qoftë se krijohen kushtet për marrjen e datës për fillimin e negociatave, e Beogradi konsideron se po, do të jetë kjo një epokë e re në raportet e Serbisë dhe të BE. /Indeksonline/