Edhe video porno në shtëpinë e Osamas
Në videot e shumta që gjetën amerikanët në shtëpinë e kryeterroristit Osama bin Laden në Abbottabad, ku ai u vra disa ditë më parë, janë gjetur edhe video porno.
Kështu bën me dije Reuters, e cila i referohet burimeve pranë hetimeve për rastin në fjalë.
Videot janë gjetur nga ana e komandove që kryen vrasjen e kreut të Al Kaedës, megjithëse duhet thënë se jo domosdoshmërisht ato kanë qenë të bin Laden.