E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi, Miri për komunikimin

26/03/10 19:46

Jetmiri, Edi dhe Tatiana qëndrojnë në tavolinën e ngrënies dhe bisedojnë. Jetmiri ngacmon Eduardin për shijet e tij për femrën ideale. Edi i thotë se ai e ka thënë disa herë që femra e tij ideale është një femër jo-ekstremiste në gjërat e saj, e sinqertë, e ëmbël, e shkathët dhe me një fizik të pëlqyshëm. Kështu të dy bisedojnë për gjërat që kërkojnë nga një bashkëshorte në jetën e tyre. Jetmiri i bën pyetje të njëpasnjëshme Eduardit duke përfshirë jetën e tij në të shkuarën dhe të ardhmen dhe Edi i përgjigjet se për çdo njeri ekziston një moment i caktuar për të hedhur një hap. Më pas i Edi i thotë Mirit se ndonjëherë ka vënë re se Miri e provokon. Ai i thotë se Miri po vepron edhe me të ashtu si bën me të gjithë të tjerët duke e pytur për shumë gjëra të cilat Edit i duken provokime nga ana e Jetmirit. Miri i kërkon që tia shpjegojë më tepër këtë gjë sepse nuk po e kupton. Edi i thotë se atij i krijohet ndonjëherë kjo përshtypje pasi Jetmiri bën disa pyetje dhe një sjelle që e ka me banorët e tjerë për ti provokuar dhe nxitur në biseda.
Ata dalin jashtë dhe e vazhdojnë bisedën duke realizuar provën e javës. Jetmiri i thotë Edit se çfarë do të ndryshonte tek Edi, nëse ai do të sillej me të ashtu si me banorët e tjerë. Edi i thotë se për të nuk ka asnjë problem dhe ai mund të sillet si të dojë. Jetmiri i thotë se ai nuk arrin ta kuptojë se përse ka një mardhënie të tilla me Edin, ndryshe nga banorët e tjerë për Edin ka një respekt të veçantë. Edi i thotë se duket sikur Jetmiri ndihet në siklet nga kjo çështje dhe Miri i përgjigjet se ai kërkon që vetëm të shoh një Edi që flet, që reagon që është aktiv në lojë. Të dy thonë se ndaj njëri-tjetrit kanë një respet të pakushtëzuar ndryshe nga ai respekti që kanë me banorët e tjerë. Jetmiri thotë se mes banorëve nuk ka komunikim të sinqertë dhe mendimin e tij e përkrah edhe Edi. Jetmiri thotë se për këtë arsye banorët nuk njihen mirë me njëri-tjetrin dhe kërkon që Edi ti kërkojë vetë që të bisedojnë pasi i duket sikur vetëm ai e bën këtë. Edi i jep të drejtë dhe thotë se ai këtë tip ka dhe se do të mundohet që të flasin më tepër në ditët në vazhdim.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›