E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama, 18 vjet që e sulmon demokracinë me mbrapshti antikombëtare

Nipi i Byrosë Politike biri i Komitetit Qendror kërkoi të hynte në PD si kofini pas të vjelave, ndërkohë që më pas e shtoi mbrapshtinë e aktivitetit të vet, duke inkurajuar ndasitë me shqiptarëve, përmes krijimit të një partie me prirje fetare. Ndërkombëtarët u njohën që atëhere me aksionin destabilizues të njeriut që sot e kësaj dite, edhe pse drejton opozitën, u mbetet besnik të njëjtave ide apatride

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, pohoi dje para medieve, se kryetari aktual i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi të bëhej pjesë e Partisë Demokratike, pak ditë pas themelimit, por për shkak të kushteve të vendosura, ai nuk u pranua, se konsiderohej nip i Byrosë politike dhe bir i Komitetit Qendror të partisë.
Duke iu përgjigjur interesimit të medias lidhur me rolin e Ramës në vitet e shembjes së diktaturës, Berisha tha se në Partinë Demokratike nuk mund të pranoheshin persona me prejardhje komuniste, siç ishte Rama. “Lëvizja e dhjetorit ishte një lëvizje e studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve, e cila çeli dyert e lirisë për shqiptarët. Lidhur me pyetjen që bëni, nuk më kujtohet që ai të ketë qenë ditët e para. Erdhi më vonë, por për shkak të disa kritereve radikale ose gjysmëradikale të vendosura nga Partia Demokratike, për shkak se nga njëra anë ai ishte nipi i Byrosë Politike dhe biri i Komitetit Qendror, nuk u pranua në lëvizje, u shpreh Berisha, duke theksuar se pasi iu refuzua kërkesa për t’u bërë pjesë e PD, krijoi një parti të çuditshme, të quajtur ‘KIS’, e cila ishte Partia Kristiano - Islamike, që e themeloi së bashku me avokatin dhe tre të tjerë. Me krijimin e asaj partie, tha kreu i qeverisë, ata bënë një veprim jashtëzakonisht të mbrapshtë, sepse kërkuan të përziejnë fenë me partitë, me shtetin. Atëherë institucionet ndërkombëtare dhe institucionet e mëdha fetare të botës ndërhynë dhe thanë se nuk mund të shkohet më tej, pasi feja, kisha e xhamia janë të ndara nga shteti. Ky është roli i kryetarit aktual të PS-së, meqenëse keni kuriozitet. Pra, ai erdhi më vonë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike, por nuk e lejuan disa grupe, për shkak të atyre problemeve të tij”, nënvizoi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›