E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Djegia e fleteve hedh ne ere kompromisin Rozeta Rapushi

Djegia e fleteve te votimit do te shkaktoje nga opozita, mbylljen e cdo komunikimi me mazhorancen per ngercin politik ne vend. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, beri te qarte dje se djegia e fleteve te votimit, bazuar ne deklaratat e fundit te kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani dhe se fundmi anetarit Klement Zguri, shuan cdo mundesi per gjetjen e nje konsensusi PD-PS, per zgjidhjen e ngercit nje-vjecar politik. "Nuk eshte nje ceshtje ekspertesh por eshte nje ceshtje e thjeshte e te drejtes kushtetuese per te cilen kemi folur, rifolur dhe do te vazhdojme te flasim pa u lodhur duke nenvizuar faktin e thjeshte se djegia e fleteve te votimit do te ishte hedhja ne ere e cdo ure komunikimi me pushtetin aktual, per cfaredo arsye dhe ne cfaredo rrethane. Gje qe do ta thellonte ne menyre eksponenciale krizen", paralajmeroi Rama. Sipas tij, ne asnje rast nuk duhet te mendohet nje zgjidhje e tille, e cila do te rendonte dhe do ta fuste ne nje rruge pa krye situaten konfliktuale politike. Por nga ana tjeter, kreu socialist, nuk tha se cila do te jete strategjia e opozites ne shtator me celjen e sesionit te ri parlamentar. Nderkohe qe Rama u kujdes te theksoje faktin se problematika e rende e korrupsionit qe sipas tij ka per gjenerator qeverine qe nuk qeverise por qe funksionon si nje bashkepunim interesash private, ne dem te interesit publik, ka dobesuar te tere sistemin e organizimit te shteti tone. Dhe per te, te gjithee ata qe jane denoncuar, per abuzim me pushtetin, nuk jane denuar. "Lufta kunder korrupsionit qe ben kjo qeveri eshte ne fakt pjese e korrupsionit mbi te cilin ajo ngrihet. Qe do te thote se ne keto goditje ka shume hije te renda dyshimi dhe njekohesisht se presioni i pushtetit politik mbi pushtetin gjyqesor e ka gjunjezuar drejtesine. Jo me kot ne kemi folur per nje krize te rende te demokracise, te shtetit te se drejtes dhe te ekonomise", tha Rama. Sipas tij, qendrimi politik i PS-se ne lidhje me situaten politike eshte i qarte dhe se kjo force politike i qendron parimit te besnikerise ndaj te vertetes, perpara sesa parimit te besnikerise ndaj partise. "Dua te them me kete qe ne nuk politizojme dhe nuk abuzojme me asnje ceshtje ku e verteta eshte gjeja me e rendesishme dhe ku pa dale e verteta cdo gje tjeter nuk eshte gje tjeter vecse tym qe pengon nxjerrjen e se vertetes qetesisht. Te gjithe atyre te cilet guxojne ta tregojne PS si te pavendosur ne trajtimin e ceshtjeve qe kane te bejne drejtperdrejte me shprehje te medha, ose simbolike te interesit kombetar, une u kujtoj se eshte vetem fale kurajes se PS qe sot Shqiperia nuk e ka humbur nje cope te territorit te saj", tha Rama.

Rikandidimi, Rama: Nuk eshte tani ne rendin e dites
Kryetari i Bashkise te Tiranes, njeheresh edhe i Partise Socialiste, Edi Rama, e le te hapur opsionin per nje rikandidim te mundshem te tij per nje mandat te katert ne krye te kesaj bashkie. "Eshte nje ceshtje qe nuk eshte e dites, aq me teper qe nuk jemi ne fillimin e plote te sezonit te ri politik, jemi ne prag te tij. Ky bashkebisedim mu duk i vlefshem per te bere disa nenvizime qe lidhen me nje situate ne kete prag sezoni te ri politik dhe per te vene theksin tek ajo qe eshte me kryesorja, gjendja e ekonomise dhe ekonomia sot si shprehje e krizes se qeverisjes", tha Rama, duke lene te hapur mundesite per rikandidim per mandatin e katert ne krye te bashkise me te madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›