E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet vrasja e biznesmenit

Elbasan- Dy te rinj kane tentuar dje te ekzekutojne pronarin e nje pike interneti. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit, ku vrasja e pergatitur me pare eshte parandaluar nga policia, e cila eshte lajmeruar ne kohen e duhur. Uniformat blu kane bere te mundur arrestimin e nje prej autoreve te ngjarjes, Endri Gupin, ndersa kane shpallur ne kerkim personin e dyte, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi. Po ashtu, policia eshte duke hetuar per persona te tjere qe kane pasur dijeni per ekzekutimin e biznesmenit Fatos Gjeli. Blute jane duke hetuar disa pista per motivet e ketij ekzekutimi, qe nga ndonje konflikt i vjeter, deri tek konkurrenca.
Ngjarja
Ora shenonte 08:30, kur Fatos Gjeli, 33-vjec ka qene ne ambientet e pikes se internetit, te cilen e kishte pronen e tij. Dy persona i jane afruar ne drejtim te ambientit te tij dhe kane qelluar tre here. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen "11 nentori", Elbasan. Si pasoje e te shtenave nuk ka pasur te lenduar. Menjehere kane nderhyre efektivat e Drejtorise se Policise se Qarkut Elbasan, te cilet kane bere te mundur neutralizimin e nje prej atentatoreve. Ai eshte Endi Gupi, 34 vjec, i cili eshte arrestuar menjehere nga uniformat blu. Nderkohe qe bashkepunetori i tij, eshte shpallur ne kerkim nga policia. Efektivat e policise kane bere me dije se per kete ngjarje jane shoqeruar edhe 10 persona te tjere, te cilet dyshohet se kane dijeni per atentatin e parandaluar nga policia.
Hetimet
Sipas efektivave te policise, atentati ndaj biznesmenit eshte lajmeruar disa minuta me pare nga nje person i panjohur ne sallen operative. Telefonuesi ka shpjeguar me detaje menyren sesi do te kryhej krimi. Menjehere efektivat e policise jane angazhuar per te parandaluar ekzekutimin e te riut. Ata jane pozicionuar ne vendet e tyre, nderkohe qe eshte vene ne dijeni edhe biznesmeni, i cili ishte objekt i shenjestres. Ne momentin qe atentatoret kane qelluar ndaj Gjelit, policia ka nderhyre duke bere te mundur vetem arrestimin e njerit prej tyre. Nuk dihen ende se cilat kane qene arsyet per ekzekutimin e te riut. Policia eshte duke hetuar disa pista, mes te cilave ndonje ngjarje e vjeter, deri tek konkurrenca. Materialet hetimore ne lidhje me kete ngjarje i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan, per vepren penale te "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›