E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajmonda Bulku: Berisha, ndalo masakren urbane te Rames

Mazhoranca akuzoi serish dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se po betonizon te vetmen zone te gjelber qe ende nuk eshte shkaterruar, afer liqenit artificial te Tiranes. Deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku, tha dje se per perfitime marramendese personale qe kane kaluar dhe po kalojne ne xhepin e Edvin Rames, ai ka perfshire per te betonuar nje siperfaqe prej 130 mije m2, ne zonen me te bukur. "Edvin Kristaq Rama ka projektuar betonizimin e te vetmes zone te gjelber qe ende nuk eshte shkaterruar afer liqenit te Tiranes. Per perfitime marramendese personale qe kane kaluar dhe po kalojne ne xhepin e Edvin Rames, ai ka perfshire per te betonuar nje siperfaqe prej 130 mije m2, ne zonen me te bukur. Intensiteti i ndertimeve qe zoti Rama ka parashikuar, nder me te lartat e imagjinueshme, eshte mostra e fundit prej betoni qe Mister 20% ka ideuar. Nga keto ndertime mbi 90% i jane dhene klanit te njerezve me te afert te Kryetarit te Bashkise. Dhe kjo nuk eshte loje z. Rama", ka akuzuar dje Bulku ne emer te PD-se, kryetarin e bashkisw sw kryeqytetit, Edi Rama. Si deputete e Tiranes, ajo i beri thirrje atij qe te ndale menjehere masakren ne kryeqytet, nderkohe qe kerkoi edhe nderhyrjen e kryeministrit Sali Berisha ne kete situate. "Si deputete e Tiranes, me ndjenjen e thelle te pergjegjesise per te parandaluar masakren qe Edvin Kristaq Rama ka projektuar prane Liqenit te Tiranes, per miliona euro qe ai fut ne xhep, i kerkoj zotit Kryeminister per te gjetur menyrat per te ndaluar kete masaker urbane ne kryeqytetin e vendit tim", tha Bulku, duke kerkuar nga kreu i qeverise te njejten gje si deputeti i PD-se, Florjon Mima dy dite me pare. Deputeti i Partise Demokratike, Florjon Mima, denoncoi dje ne emer te deputeteve te kesaj force politike ne Tirane, shnderrimin e zonave te gjelbra ne kryeqytet ne zona me ndertime te shumta. "Ne emer te deputeteve te Qarkut te Tiranes, duke parandier masakren urbane qe pritet te ndodhe ne zonen prane kodrave te Liqenit Artificial, ashtu si ne te gjithe Tiranen, i kerkojme Kryeministrit te vendit, i cili eshte njeherazi edhe kreu i Keshillit Kombetar te Rregullimit te Territorit, te marre masa urgjente, per ta shnderruar kete zone, nga nje zone me intensitet te larte ndertimi, ne nje zone me intensitet te larte rekreacioni, shplodhjeje e argetimi, ne harmoni edhe me pjesen tjeter te zones, kodrat, liqenin artificial, pishinat, parqet botanike dhe zoologjike etj", tha Mima. Nderkohe qe deputeti demokrat nuk ngurroi te akuzoje direkt kreun e bashkise qe ndertime te tilla po i ben vetem per tua dhene miqve te tij ndertues. Sipas tij, "U12-07", eshte kodi i nje siperfaqeje te parashikuar per t'u betonuar nga bashkia e Tiranes, e cila shtrihet ne nje nga zonat me te bukura te kryeqytetit, ne afersi te kodrave te Liqenit Artificial, Kopshtit Zoologjik dhe parkut te lodrave si dhe prane Aquadromit. "Aty perfshihet nje siperfaqe e studiuar per t'u betonuar prej rreth 130 mije m2. Nga keto, mbi 90 per qind, u eshte akorduar njerezve te afert, madje shume te afert te kryetarit te bashkise se Tiranes dhe, jo pa qellim, nje siperfaqe fare e vogel, eshte rezervuar edhe per firma, qe nuk kane lidhje me te", denoncoi Mima, ndonese nuk permendi emra konkrete apo firmat e ndertimit qe sipas tij jane te lidhura me kreun e bashkise, Rama. Sipas tij, ne keto zona, intensiteti i ndertimeve, pritet te jete nder me te lartet ne vend, jashte cdo lloj parametri ligjor. Per keto arsye, deputeti i selise blu, kerkoi menjehere nderhyrjen e Kryeministrit Sali Berisha, si Kryetar i KRRTRSH-se, per te mos lejuar betonizimin e zonave te pakta sipas tij qe kane mbetur te gjelberuara ne kryeqytet. Ne kete menyre sipas Mimes, do te krijohet mundesia e ruajtjes dhe konservimit te nje zone publike, ne sherbim te nje metropoli prej afer 1 milion banoresh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›