E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Gjyqësori është varrmihësi i krimeve të atyre që bënë 21 janarin

Share

PS nis përgatitjet për të përkujtuar katër të vrarët e 21 janarit 2011, të cilët u ekzekutuan para kryeministrisë gjatë protestës së opozitës. Kryetari i PS-së, Edi Rama, në faqen e tij online edirama.al bëri sot pasdite intro një pamje të një njeri të vdekur, pikturë e Gerhard Ritcher, që i ngjan aq shumë pamjeve të katër të vrarëve shqiptarë më 21 janar. Pranë pikturës shkruhet Viti i ri me një janar padrejtësi. Tek po mbushet viti i vrasjeve të 21 janarit, vrasësit enden të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin, familjarët e të vrarëve pyesin të dëshpëruar kur do vendoset drejtësia për njerëzit e tyre, prokuroria endet në labirinthin e provave të manipuluara dhe gjurmëve të fshira, opozita ngulmon tek domosdoshmëria e drejtësisë, ndërkombëtarët presin në heshtje rezultatin e një hetimi, që pa qëndrimin pa ekuivok të botës demokratike ndaj masakrës së 21 janarit nuk do të çojë askund deri kur janarët do ti gjejnë në pushtet ata që urdhëruan vrasjet, të cilët pushtetin gjyqësor e kanë kthyer në varrmihësin e krimeve të tyre.

Pritet që PS të organizojë aktivitete të ndryshme më 21 janar, por akoma nuk është vendosur nëse do të ketë protestë-homazh apo ndonjë aktivitet tjetër në nderim të katër protestuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›