E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: I gatshëm të dialogoj për të gjetur sa më shpejt rrugën e zgjidhjes Kryetari i PS, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu “gatishmërinë të dialogojë për të gjetur sa më shpejt rrugën e zgjidhjes”. Deklarata e kryesocialistit u bë pasi vizitoi grevistët e shtruar në spitalin e QSUT. Në vijim të komunikimit të tij me mediat, ai shprehu bindjen se e vetmja rrugë është transparenca e zgjedhjeve. “Ne asnjëherë nuk kemi refuzuar asnjë ftesë, nga cilado anë që ajo ka ardhur për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me interesin publik, çështje kaq madhore për ardhmërinë e vendit dhe njerëzve, që e kanë Shqipërinë atdheun e tyre dhe nuk duan t'a kthejnë në një mbretëri të pashpallur”, deklaroi Rama. Nga ana tjetër, lideri i socialistëve theksoi se opozita është e vendosur të sakrifikojë dhe të përballet pa lëkundjen më të vogël në kërkim të diçkaje që është aq elementare sa ç'është elementare dhe lirija e çdo njeriu, por që është bërë kaq madhore dhe po kthehet paralelisht me vuajtjen dhe sakrificën e këtyre njerëzve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›