E Diel, 1 Nëntor 2026

PBKD, Roshi: Origjina e tensioneve politike i ka rrënjët te mendësia komuniste Kryetari Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi

Kryetari Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, u shpreh se “origjina e tensioneve të sotme politike i ka rrënjët te mendësia komuniste që kanë segmente të caktuara të spektrit të sotëm politik”. “Komunizmi është një ideologji e bazuar jo te politika të arsyeshme, por te instinkti për pushtet, për të cilin ata janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, përfshi edhe jetë njerëzore të pafajshme”, tha Roshi. Në një komunikim për mediat, ai tha se greva e urisë nuk është element demokratik, sepse ajo nuk mundëson hapësira për kompromis. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për reformën e dekomunistizimit, ligjin e lustracionit, hetimin e krimeve të komunizmit dhe rishkrimin e historisë, të cilat do të na ndihmojmë që të mos përsëriten gabimet e të shkuarës që shpesh kanë qenë fatale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›