Edi Rama: Me Metën sjam takuar për të rishkruar të kaluarën, por për të shkruar të ardhmen
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në Opinion në TV Klan, tha se ishte takuar me Metën në Gjirin e Lalzit për të diskutuar sy më sy për platformën e presidentin. I ndërprerë disa herë nga moderatori Fevziu për të vendosur inserte me qëndrimet e tij për Metën, Rama tha: Unë besoj se jo vetëm në ato inserte, por në çdo insert që mund të ekspozoj kur të jem gjysh, të mos ndjehem keq për atë që kam thënë me shqipen time. Shqipja ime nuk shkon asnjëherë në banalitet, tha Rama.
Më 1 maj në mbrëmje keni darkuar me një nga rivalët më të mëdhenj tuaj? Pse do bënit një takim të fshehtë në mesnatë?
Më lejoni tju them se do i përgjigjem të gjitha përgjigjeve tuaja se ne kemi bërë publik me kurajo dhe ambicie një vizion për Rilindjen Shqiptare. Unë besoj që rruga për të shkuar drejt Rilindjes Shqiptare kalon edhe përmes ndryshimit të sjelljeve tradicionale kur bëhet fjalë për çështje madhore si ajo e presidentit të Republikës.
Por përse duhej të ishte natën dhe të mbahej e fshehtë?
Unë kam bërë një ftesë publike dhe iu jam drejtuar të gjitha forcave politike, nga kryeministri deri tek forca më e re politike në parlament për të eksploruar mundësitë e hapjes së një dialogu.
Pas ftesës sime, kam marrë mbrapsht një ftesë nga kryetari i LSI që ka shprehur dëshirën për tu takuar paraprakisht për të biseduar sy më sy. Nuk kam menduar kurrë se kush është vendi dhe ora, por e kam takuar për ti thënë në sy gjithçka që unë mendoj se është shumë e rëndësishme ta ndajmë dhe duke besuar se mund të mbillet besimi në një klimë mosbesimi dhe pas një moskomunikimi të gjatë që është i lidhur me një histori jo të pëlqyeshme që na ka vendosur ballë për ballë. Mos harroni për asnjë moment se unë jam takuar me kryetarin e LSI si përfaqësues i forcave që sot qeverisin.
Jeni takuar privatisht me Metën. A është ai mik i juaj?
Do doja të fokusoja tek çështja dhe tek arsyet që janë shumë madhore dhe të biem dakord se ky është një moment për të folur për arsyen e këtyre takimeve dhe për pse-në e kësaj hapje.
Cili ishte shkaku që u detyroi të bënit 50 km rrugë natën?
Shkaku ishte për të diskutuar, jo në rrugë protokollare, por sy më sy lidhur me atë shqetësim që unë kisha shprehur në ftesën time publike.
A është magjistar Nar Koka që ju takoi?
Unë do preferoja ti referohemi të vërtetës dhe as përrallës që është shpërndarë me shumë folklor brenda dhe as thashethemeve të mëparshme. E vërteta është se edhe me kryeministrin unë jam takua, në presidencë dy herë, edhe kur u kërkua një takim me përfaqësuesit e BE. Nuk kam shprehur asnjëherë refuzim për tu ritakuar në rast se do ishte shfaqur nevoja dhe do ishin krijuar kushtet.
Çfarë pati ndonjë gjë konkrete?
Shprehja e atij shqetësimi konkret që unë kam, por që besoj se është shqetësim i ndarë me shumë të tjerë, për të krijuar kushtet që Shqipëria të zgjedhë një president, i cili të përfaqësojë unitetin kombëtar, të mos e harrojmë asnjë çast se bëhet fjalë për një provë që do të përcaktojë në mënyrë të qartë fatin e provimit tonë në vjeshtën e ardhshme. Unë dua të bëj çmos me mish e shpirt që të mos mbetemi në klasë për statusin për herë të tretë.
Ka pasur një tentativë për një takim mes jush që në nëntor të vitit të shkuar në Bruksel?
Informacionet tuaja janë përgjithësisht të kontestueshme.
Unë kam shumë informacione..
Por burimi kryesor i informacionit është i pabesueshëm.
A ka një problem moral në takimin tuaj me zotin Meta? A e amniston Metën ky takim nga akuzat?
Nuk jam takuar për të rishkruar të kaluarën. Qëndrimet e mia në këto momente dhe në momentet e tjera, janë qëndrime të mbajtura në rrethana të qarta dhe pa asnjë dyshim janë pjesë e historisë. Unë vetë nuk ndjej asnjë arsye që të ndjehem keq për gjithçka kam thënë që kur jam në krye të PS. Më lejoni nga ana tjetër të them që është shumë e rëndësishme të kuptohet që procesi në të cilin ne, PS përmes meje dhe të tjerësh, kemi hyrë me vullnetin për të krijuar kushtet që politika shqiptare të japë një shembull politik të munguar prej vitesh. Kjo na imponon krijimin e një klime besimi mes kundërshtarësh. Është e domosdoshme që kur ndërmarrim një nisëm të tillë me këtë qëllim madhor, ne nuk rishkruajmë të shkuarën, por flasim për të ardhmen. Politika është qenie e gjallë.
Pa pasur ndjesi për të shkuarën?
Ky nuk është princip, është spekulim. Më lejoni tu kujtoj një fakt. Në debatin e fundit para garës presidenciale në Francë, Sarkozi i tha kundërshtarit që je një shpifarak i vogël. Pak ditë më pas, në homazhet tradicionale, theu një traditë të gjatë duke ftuar presidentin e sapozgjedhur. Atëherë sipas jush, çfarë duhet të mendonin francezët, përveçse sa mirë që në këtë moment, këta dy burra u bënë së bashku dhe dhanë një mesazh. Mos harrojmë se këtu nuk bëhet fjalë për komunikim mes personash dhe njeriu zgjedh se me kë do kalojë kohën e lirë, këtu është çështje njerëzish që përfaqësojnë vullnete të shprehura të të njëjtin popull që ka të njëjtin qëllim dhe aspiratë që sa më parë të ndahemi nga rruga e rrënimit të mëtejshëm.
A vazhdoni të mendoni se Meta është i korruptuar dhe vendimi për pafajësinë e tij është i gabuar?
Nuk do i shmangem pyetjes, por do më lejoni që të them disa gjëra. Së pari, unë nuk kam parë në asnjë emision në televizionet prestigjioze që intervistat të bëhen me inserte të kësaj natyre, ky është problemi juaj. Është problemi i kësaj shtëpia mediatike, ku ardhja ime është një hap për ti parë gjërat me syrin e të ardhmes.
Unë besoj se për njëmijë e një insertet dhe njëmijë e një arsyet që mund të rendisim për të shkuarën, është dita për të kërkuar rrugën e së ardhmes për të ndarë betejat e palëve, për të cilat edhe demokracia duhet të funksionojë për betejat e aspiratat e një popullit të tërë. Edhe Sali Berisha është ai që është. Unë kam bërë ftesë dhe do e takoj dhe atë. Është me rëndësi që të kuptohet se këta njerëz përfaqësojnë pjesë të një populli që nuk është i ndarë.
A ka bërë drejtësia gabim me pafajësinë e Ilir Metës? Unë jam dakord që politikanët të takohen, por unë iu referova një takimi në mesnatë.
Unë në konceptimin tim të gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj, nuk di të shaj. Ua përsëris, unë fola për një situatë, në të cilën udhëkryqi e imponon një përpjekje për bashkërendim forcash. Nuk fola për një rrugë rozë tash e mbrapa, ku politika do pushojë së bëri politikë dhe palët nuk do mbajnë qëndrime ndaj njëra tjetrës. Ju si gazetar duhet të jeni i saktë se nuk ka pasur udhëtim në mesnatë dhe as makinë të fshehtë. Ka pasur një takim normal jopublik pas
