E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Blushi: Të bëjmë aleancë me LSI për të rrëzuar Berishën

Share

(E PERDITESUAR)- Anëtari i kryesisë së PS, Ben Blushi, duke folur në emisionin Fakt të Çim Pekës, ka deklaruar se ata janë gati për të bërë aleancë me LSI për të rrëzuar Berishën dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në qoftë se partitë na mbështesin për të rrëzuar qeverinë, do të gëzojnë frytet e këtij rrëzimi. LSI e para, sepse të tillë janë numrat në parlament. Se çfarë ndodh nga dita që rrëzohet kjo qeveri, shkojmë në zgjedhje pas tre muajsh? Këtë do të preferoja unë, tha Blushi, duke shtuar se nëse shkohet në zgjedhje, kryeministri do i takojë partisë më të madhe. Në këtë mënyrë ai i dha përgjigje pyetjes nëse Meta do bëhet kryeministër për të rrëzuar Berishën.

Blushi u shpreh i gatshëm për koalicion me LSI, duke e pranuar Metën edhe pse ishte ai njeriu që provokoi protestën fatale të 21 janarit.

Sigurisht që po. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, eventualisht ne mund të kemi një koalicion me LSI-në, tha Blushi duke shtuar se Meta kthehet tek e majta, jo te PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›