Edi Rama: Nuk bëj aleancë me Bamir Topin dhe Spahiun
Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi dje, se nuk ka patur ansjë organizim për dhunë në 21 janar 2011, nga ana e PS-së. sipas tij, këto janë hetuar dhe vërtetuar edhe nga policia e shtetit. Gjatë intervistës në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, në News 24, Rama foli edhe për zhvillimet në PS. Erion Braçe, tha ai është një opozitar i admiruar nga të gjithë socialistët dhe nga ai vetë. Me këto fjala Rama ka përjahstuar kategorikisht marrjen e një vendimi përjashtues ndaj Braçes, për shkak të mospranimit të tij të shkojë si i deleguar në Korçë. Po kështu, Rama mohoi një aleancë zgjedhore me partinë e Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiun.
Ju i ratë këmbanave të alarmit për gjendjen e rendit në vend...
Padyshim që rivendosja e rendit publik dhe garantimi i jetës i pronës, i biznesit, i qytetarëve të këtij vendi është prioritet i fuqishëm për shkak se krimi po e mbyt Shqipërinë.
Ne në programin tonë e kemi vënë theksin qartësisht për një qëndrim të ashpër dhe pa kompromis ndaj krimit, sepse ajo që po ndodh është rezultat i një shpërbërje e të gjithë pëlhurës sociale.
Ministria e brendëshme jep të tjera që shifra duke thënë se janë ulur shifrat e krimit.
Sigurisht që këtë s’e thëm une. E thoni ju duke informuar publikun, duke raportuar nga vendet e ngjarjet që janë të lidhur me krimit, që janë të lidhur me daljen e krimit nga të tërë zinxhirët e mundëshëm. Krimi nuk i trembet ligjit, as gjykatave. Në shqipëri ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Ne sot kemi lajmëruar se ditën e premte në tryezën për rendin publik do të paraqesim shifra reale. Historia e shifrave në Shqipëri është kthyer në një makth, sepse qeveria prodhon shifra të fabrikuara, duke filluar nga ekonomia. Edhe akti i fundit për vendosjen e INSTAT nën hyqmin e kryemisnitrit provon se qeveria ka ende nevojë për fabrikim shifrash.
Këto ditë ka dalë edhe raporti i SHKB lidhur me pozicionin që pati policia në 21 janar. Si ju duket ky raport?
Për aq sa mund të jetë realist një raport që ka një filtër. Ai është mengjithatë alarmues, pasi në fund të fundit jep një sërë faktesh dhe të dhënash që vazhojnë zbardhin të vërtetën e hidhur të 21 janarit.
A po bëhet drejtësi për 21 janarin?
Për 21 janarin janë bërë hapa të rëndësishëm falë integritetit moral të Prokurores së Përgjithshme dhe falë SHBA dhe ekspertizës së FBI. Kanë dalë në dritë prova që nuk mund të kontestohen, prova ekspetizash që nuk e kanë pasur peshën e madhe që ka logoja e FBI e për këtë ato janë rrëzuar nga gjykatat e kapura nga fijet e pushtetit. Janë prova që e gozhdojnë qeverinë, pasi nxjerrin në pah vrasje me paramendim dhe janë të lidhura me ekzekutime pa gjyq të protesuesve krejt të pafajshëm dhe të parrezikshëm.
Ju thatë se Prokurorja e Përgjithshme ka kryer punë të mirë. A mendoni se ka larë duart duke kërkuar hetim për 3 gardistë dhe 3 deputetë?
Unë nuk e mendoj këtë. Unë mendoj që Prokurorja e Përgjithshme ka të gjithë të drejtën të hetojë gjithçka sheh të arsyeshme për të hetuar dhe nëse kemi këkruar hetim të thellë, të paanshëm, ne i qëndrojmë kësaj kërkese edhe kur bëhet fjalë që të përfshihen në hetim 5 deputetëët e PS-së. Ashtu sikur 3 deputetët, të gjithë të tjerët janë gati ta dorëzojnë imunitetin nëse kërkohet. Edhe unë që s’kam imunitet jam i gatshëm të vihem në dispozicion të prokurorisë, sepse themelore është e vërteta.
A keni një brerje ndërgjegje për atë tragjedi që ndodhi?
E kam dëgjuar këtë version të mundëshëm të qasjes ndaj 21 janarit. Masakrën e 21 janarit nuk e bëri opozita, por e bëri qeveria. Qeveria i vrau njerëzit me pushkën e Gardës dhe nën përgjegjësinë direkte të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendëshëm, asgjë nuk mund ta balancojë këtë krim.
Çfarë mendoni për deklaratën e ambasadorit amerikan, Arvizu se do të ishte mirë që PS të kërkonte ndjesë?
Së pari njerëzit në atë demontratë kanë dalë me vullnetin e tyre të lirë, të gjitha ato që janë thënë se ka pasur një skemë për të ushtruar dhunë apo grupe të paguara, janë shpifje. Aty janë derdhur lumë në bulevarndin “Dëshmorët e Kombit” qytetarë të këtij vendi që nuk pranojnë të ulin kokën dhe as të bashkëjetojnë me një qeveri, e cila nuk e meriton të qeverisë shqiptarë për 1 mijë e një arsye. Dhe nga ana tjetër më lejoni që ta rinënvizoj se asgjë në botë nuk mundet dot të përdoret si arsye për të ulur frymën e protestës në një shoqëri të lirë, e cila pretendon të jetë edhe demokratike
Është folur edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë që shumë militantë të PS kishin axhendë tjetër nga protesta këta militantë a ishin të partisë tuaj?
Ka patur një hetim të thellë gjithpërfshirës, të pavarur edhe për këtë aspekt të 21 janarit. Janë ndaluar dhe janë hetuar e gjykuar shumë protestues. Asgjë e tillë nuk ka rezultuar.
Por gjithsesi nuk është një dhunë spontane...këta ishin militantët tuaj, distancoheni nga ata?
E dhashë përgjigjen time. Përjgigjen që ka dhënë hetimi e ka dhënë. Asgjë e tillë nuk ka rezultuar. Ka patur një reagim spontan si pasojë e regimit të policisë, e cila ju turr turmës me ujë me presion dhe me gaz lotsjellë, kjo ka shthurur trupën e demonstruesve dhe ka krijuar kushte për një reagim spontan. Ata qytetarë që kanë kapur gurët apo kanë ndezur disa zjarre rreth e rrotull janë hetuar dhe në përgjegjësinë e tyre individuale. Asgjë që mund të provojë se ka pasur një organizim sado të pjesëshëm për të ushtruar dhunë. Nuk ka dalë nga një hetim shumë i imët të cilin e ka bërë policia. Dhe e ka bërë pasi ka shkelur të gjithë liritë njerëzore duke rrahur të ndaluar duke detyruar ata të bëjnë dëshmi të rreme.
Ambasadori bëri thirrje për të mos i bërë presion prokurorisë për hetimin e 21 janarit. A mendoni se ju prekeni nga kjo kërkesë?
Kërkesa jonë që Sali Berisha si kryeministër dhe Lulzim Basha si Ministër i Brendëshëm të hetohen nuk është presion ndaj Prokurorisë. Është qëndrim ndaj të vërtetës. Ne nuk kemi as pikën e dyshimit siç nuk e kanë as qytetarët se Garda republikane nuk mund ta hapte zjarr pa urdhër dhe atë nuk mund ta jepte tjetër veç kryeministrit dhe ministrit të brendshëm.
Menjëherë pas kësaj Basha u thirr në Departamentin e shtetit. Madje ambasadori Arvizu e konsideron “yll në ngjitje”, Lulzim Bashën...?
Nuk dua t’i komentoj qëndrimet e ambasadorit Arvizu. Nuk kam këtë perceptim, përfitoj nga rasti t’i shpreh mirënjohjen ambasadorit për mbështetjen që i ka dhënë hetimit të 21 janarit, jo vetëm duke këmbëngulur që e vërteta të dalë, por duke patur një rol të posaçëm në angazhimin e SHBA dhe të FBI.
A mendoni se shkaku i protestës që ishte videopërgjigmi Meta-Prifti u rrëzua në Gjykatën e lartë në një vendim 5 me 0, që e konsideroi të pafajshëm Ilir Metën?
Tamam si ajo anekdota që mbaron me fjalinë “çfarë kishte brenda?”. Më lejoni të kujtoj se janë vrarë 4 njerëz, janë plagosur disa dhjetra dhe është shkelur në mënyrën më barbare Kushtetuta e Republikës. Ato nuk janë vrasje për të mbrojtur institucionet, por janë dënime me vdekje të ekzekutuara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndaj opozitës. Dhe të mos harrojmë se në rast se ajo që ka ndodhur do të ishte e ligjshme, kushtetuese, kryeministri nuk do të kishte nevojë të fshihte provat duke fshirë serverin e kryeministrisë, gjë që nuk mund të ndodhë pa një urdhër. Komandanti i Gardës s’do kishte nevojë të ndërronte tytën.
Si e gjykoni vendimin për Metën?
Farsë. Sepse do të duhet pranuar se atë që pamë nuk e pamë dhe atë që dëgjuam nuk e dëgjuam.
Ekspertiza amerikane tha që është ndërhyrë 28 herë në tërësinë e saj?
Ndoshta është një ekuivok, sepse 28 herëshin e ka përmendur vetëm një ekspert, Sali Berisha dhe dihet ç’nivel ekspertize ka kryeministri.
Ishte hera e parë që drejtuesit e PS nuk ishin në krye të protestës dhe do citoja Blushin që tha nëse ju do të ishit në krye, 4 vrasjet do ishin shmangur?
Së pari aty ku u kryen vrasjet nuk ka patur nevojë për asnjë tampon, se aty ka patur hapësirë për të lozur futboll. Njerëzit janë tërhequr, dhe deputetët qëndruan në protestë duke tërhequr protestuesit dhe qëndruan në mes të plumbave. Nuk ka asgjë në botë që justifikin ato vrasje, asnjë argument teknik, politik, ligjor e kushtetues që justifikon ato vrasje dhe që heq përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit e ministrit të brendshëm për ato vrasje.
Ju folët për një drejtësi të korruptuar. Është një pushtet i pavarur si mendoni se si do zgjidhet?
Në Kushtetutë është një pushtet i pavarur. Në realitet është një pushtet i varur dyfish, kur është fjala për të ndëshkuar të pandëshkueshmit.
Kryeministri ka deklaruar se ekonomia ka pasur rritje progresive ndërkohë që ekonomia e vendeve fqinjve është në regresion...? a mendoni se me këto politika liberale të qeveisë është ndalur kriza?
Vetëm liberale nuk është politika e kësaj qeverie. Është jë politikë klienteliste, monopoliste, asfiksuese për lirinë e tregut, për lirinë e konkurencës, për lirinë e çdo sipërmarrjeje. Sa i përket shifrave, të konfirmuara nga organizmat ndërkombëtarë kanë qenë shumë shifra në Greqi para se të plaste hataja, por bazohen në shifra të instutit të statistikave të atij vendi, ndërkohë që ju siguroj që INSTATI ynë është një minë me sahat për atë që fsheh brenda.
Cila është e vërteta juaj?
E vërteta jonë është shumë e thjeshtë. Është e vërteta e çdo familje shqiptare sot. Në rast se ne qenkemi i vetmi vend në botë që nuk qenkemi përballuar me krizën atëherë pyetja së cilës nuk i përgjet dot Sali Berisha është pse shqiptarët blejnë më pak? Pse shqiptarët edhe pse nominalisht u është rritur rroga apo pensioni, me një rrogë apo pension më të rritur nuk arrijnë dot të blejnë aq sa blenin më parë? Për të kaluar te pjesa më dramatike që është punësimi. Shqetësimi buron në rradhë të parë nga shifrat e papunësisë.
Si do ta menaxhonit krizën?
Ne kemi një program të shkruar dhe një alternativë të qartë për shëndetësinë, arsimin, zhvillimin rural etj. dhe padyshim kemi edhe një kulturë të ndryshme politike që na imponon një qasje të ndryshme me qytetarët dhe për vendin.
Sekretariati i PS a është qeveria hije e PS?
Nuk dësHiroj të humbas kohë për organizimin e brendëshëm të PS.
A do shmangni dy mandatet, pra që një i zgjedhur të mos mbajë edhe post në parti, edhe në qeveri siç e ka e majta franceze?
Jo, do të vazhojmë siç e kemi ne këtu në Shqipëri dhe nuk shohim problem këtë gjë.
Është folur për delegimin e anëtarëve të kryesisë në bazë, ka patur një reagim, një kundërshtim. Përse e bëtë këtë?
Është problem organizativ i yni dhe problemet organizative tonat nuk janë çështje të publikut, janë aspekte të organizimit. Ajo që është për publikun është tu japim shqiptarëve një alternativë qeverisëse. Dhe bashkë me ta të bëjmë të mundur ndryshimin e kësaj gjendeje. Organizimi i brendëshëm i PS nuk ka nevojë të kthehet në një debat publik pasi të gjitha këto janë çështje organizative.
Do ta përjahstoni zotin Braçe që nuk zbatoi vendimin e kryesisë?
Erjon Braçe është një opozitar, i cili ka admirimin e socialistëve edhe timin personalisht. Nuk hyj në një telenovelë të stimuluar fuqishëm nga të gjitha ato ekrane e gazeta që kanë interes të çorodisin publikun lidhur me PS-në, e cila është një alternativë qeverisëse e këtij vendi. PS ka sot mundësinë tu ofrojë shqiptarë një alternativë radikalisht të ndryshme ekonomike, sociale, kulturore dhe padyshim për të gjitha shërbimet që ata meritojnë të marrin nga shteti dhe nuk i marrin dot. Ne nuk ngjajmë me asnjë parti tjetër në Shqipëri as me PD-në dhe as me kazermën e Ilir Metës.
Aleatët tuaj ju kanë vendosur si kushte që kërkojnë korrektim të sistemit?
Jemi tërësisht dakord dhe kemi një qëndirm të tryezës së koalcioni për përmirësim të sistemit të sotëm zgjehdor, duke e kosndeiriarur korrektimin që do të japë mundëis të gjitha partive të përfaqësohen më proporcionalisht
A do jenë zoti Gjinushi, zoti Milo, zoti Koçi në listat e PS-së a është ky opsion?
Listat e PS-së janë listat e PS-së. ndërkohë që jua thashë, sigurisht që ne kemi edhe një plan B dhe do ta diskutojmë në vijimësi me aleatët.
A ekziston mundësia që ky koalicion të shpërbëhet nëse nuk realizohet kjo?
Unë nuk mendoj që koalicioni do të shpërbëhet . unë mendoj që do zgjerohet, me forca të tjera, me grupe nga shoqëria civile.
Koalicionin për këto zgjedhje ne e shohim si një koalicion me të gjitha ato grupe interesi, me të gjithë ata individë që kanë fuqinë, dëhsirën e vullnetin për t’ju kundërvënë kësaj qeverie, këtij pushteti dhe për tu bërë pjesë e një historie të re.
Si do veproni për zgjedhjen e Presidentit të Republikës? Do dërgoni një listë ex oficio, siç e çuat para 5 vjetëve?
Sikundër e kemi thënë ne mendojmë dhe jemi të bindur që Shqipërisë i duhet një President, i cili të mos varet as njëra palë, as nga pala tjetër, por të përfaqësojë unitetin kombëtar, duke u bërë garant i Kushtetutës dhe i të gjitha funksioneve që duhet të kryejë Presidenti i Republikës.
Z.Nano a i plotëson këto kritere?
Nuk flasim për emra. Nuk paragjykojmë askënd dhe nuk vendosim asnjë kusht për të diskutuar me palën tjetër dhe për ta gjetur mes rrugës së arsyes dakordësinë për një President që të jetë president i shqiptarëve dhe jo president i një pale.
Pesë vjet më parë, zoti Nano ishte tejet agresiv ndaj jush. Por akuzat e tij kanë kaluar në sfumaturë. Çfarë ka ndodhur?
Duhet të pyesni z.Nano për këtë, por unë këtë e vlerësoj pozitivisht.
Dhe reflektoni mbi këtë, pra a ka ndryshuar qëndrimin ndaj tij?
Qëndrimet nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, por janë vullnete palësh dhe individësh në një proces politik, që është një proces i gjallë, i cili është një proces dinamik.
Nëse nuk zgjidhet z.Nano President a do jetë në listat e PS për deputet?
Mendoj që në të gjitha rastet Fatos Nano e ka kaluar atë fazë politike.
Pra, nuk do ta propozoni?
Nuk jemi duke bërë lista deputetësh. Përgjigja ime ishte në parim.
Keni qenë në Vjenë. A u takuat privatisht me z.Nano?
Jo.
Z.Topi ka lënë të kuptohet se do të krijojë një parti e shikoni si një aleat të mundshëm siç ka zoti Berisha zotin Meta?
Z.Topi është i djathtë, i përket të djathtës dhe nuk ka asnjë lidhje as me PS-në as me alternativën tonë qeverisëse.
Po z.Spahiu?
Po ashtu, z.Spahiu është mishërim i pakënqësisë brenda kampit të djathtë dhe si i tillë është larg PS-së.
Nëse do ju dugjeshin votat e tyre do ua kërkonit?
Unë besoj që koalicioni ynë do të fitojë dhe do të ketë një shumicë të mjaftueshme për të bërë qeverinë.