Pakistan, vriten 10 militantë nga një sulm ajror

Të paktën 10 talebanë janë vrarë sot pas një sulmi ajror me raketa nga një aeroplan amerikan pa ekuipazh në rajonin fisnor pakistanez, afër kufirit me Afganistanin.
Sipas zyrtarëve të inteligjencës së Pakistanit sulmi ka ndodhur në fshatin Spalga, në rajonin e trazuar, Vaziristani Verior.
Raportohet se kjo hapësirë kontrollohet nga komandanti militant, Hafiz Gul Bahadur, i cili është i fokusuar në luftimin e trupave të jashtme në Afganistan.