Edi Rama PS e vetmja rruge per Pogradecin
Lideri i opozites Edi Rama ka hapur dje fushaten ne qytetin e Pogradecit ku kandidon per nje mandat te trete socialisti Artan Shkembi. Kreu i selise roze ka kerkuar mbeshtetjen per kandidatin socialist ndersa per rivalin politik te Shkembit per Bashkine e Pogradecit Rama ka thene se edhe pse e ka vleresuar Topciun si mik dhe njeri te letrave ne politike ai po merret peng. Boshti i fjalimit te Rames ne Pogradec ka qene thirrja per te votuar per te vetmen rruge qe i sjell vendit shpresen dhe mireqenien qe i jep fundit vjedhjes kusarise dhe vrasjeve ne mes te dites por edhe per ti dhene fund korrupsionit dhe varferise se tejskajshme. Me Tani Shkembin eshte Pogradeci qe ne duam. Kandidati perballe eshte sot i marre peng nga Saliu dhe ka rene ne poziten e Ilirit. Ne zgjedhim Artanin e shpetojme Luanin. E shpetojme Luanin nga te keqijat e bllokut te kusarise dhe koalicionit te turpit tha Rama perpara pogradecareve. Ai ka kerkuar mbeshtetjen e pogradecareve dhe gjithe shqiptareve ne ate qe ai e quajti nje beteje ndaj koalicionit te kusareve. Pogradeci do votoje pa asnje ngurrim sepse PS eshte e vetmja rruge per Pogradecin dhe gjithe Shqiperine. Saliu dhe Iliri skane vota per te marre por llogari per te dhene. Llogari per korrupsionin ne nivele shteterore llogari per vrasjet llogari per xhepat bosh te shqiptareve. Pogradeci do ti kerkoje llogari Saliut dhe Ilirit ne 8 maj me vote. E vetmja rruge per Shqiperine jemi ne jemi e vetmja rruge qe asnje nepunes te mos humbase punen asnje mesues te mos merret me force dhe presion neper mitingje qe asnje qytetari mos ti perplaset dera ne fytyre se kerkon nje sherbim ne dyert e shtetit. Ne jemi ndryshe. Kete e kane kuptuar shqiptaret dhe pogradecaret. Modeli yne eshte ndryshe. Dy vjet me pare votat u vodhen duke hyre ne rrugen qorre te nje krimi me nje qeveri qe te merr voten kur sia jep te merr leket nga xhepi te merr shpirtin dhe jeten kur i duhet. E keqja qe ia merr leket popullit eshte Saliu dhe kjo varferi ku eshte zhytur vendi vjen nga moskokecarja e qeverise. Votoni per ti thene Saliut kurre me me vrasje per ti thene kurre me me presione ka deklaruar Rama nga Pogradeci.