Edi Rama, Personazhi i Vitit 2008

Kreu i opozites pasohet ne renditje nga Stafi i Spitalit Ushtarak, drejtori i KESH-it Gjergj Bojaxhi, kryeministri Sali Berisha dhe shkrimtari dhe gazetari italian qe pati kurajon te denoncoje mafian italiane por edhe ate shqiptare, Roberto Saviano.
Votimi i ketij viti ka nxjerre diferencen me te madhe mes fituesit dhe vendit te dyte ne te kater edicionet e deritanishme te kesaj ankete. Edi Rama ka fituar me 19.4% te votave, 6% me shume se vendi i dyte, qe zihet nga Stafi i Spitalit Ushtarak.
Kete vit, Top Channel zgjodhi nje forumule te re per zhvillimin e sondazhit. Dhjete emrave me te votuar gjate fazes se pare, iu shtuan 10 personazhe te propozuar nga Top Channel. Formula ka rezultuar e suksesshme, duke qene se kater prej emrave te propozuar per fazen e dyte, u renditen ne dhjeteshen me te votuar.
Ky eshte viti i katert qe Top Channel zhvillon sondazhin per perzgjedhjen e personazhit te vitit. I kthyer tashme ne tradite, kete vit numri i votuesve ka qene shume me i larte, kjo si pasoje edhe e rritjes se numrit te vizitoreve qe gjate vitit qe po mbyllet ka pesuar nje rritje te jashtezakonshme.
Renditja e plote:
Edi Rama (19.42%)
Stafi i Spitalit Ushtarak (13.48%)
Gjergj Bojaxhi (11.10%)
Sali Berisha (10.63%)
Roberto Saviano (4.04%)
Bamir Topi (3.80%)
Erion Veliaj (3.80%)
Arian Beqaj (3.74%)
Hashim Thaci (3.68%)
Ina Rama (3.50%)
Natasha Kandic (3.21%)
Barack Obama (3.15%)
Mundtader al-Zaidi (2.97%)
Ermir Dobjani (2.91%)
Arta Dobroshi (2.43%)
Saimir Strati (2.14%)
Ismail Kadare (1.84%)
Reshat Arbana (1.78%)
Ben Blushi (1.37%)
Arie Haan (1.01%)
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code