E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata “dhurate” Fazllicit

Gjykata shqiptare i ka bere nje dhurate te cmuar biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazllic per Vitin e Ri. Ne diten e fundit te vitit 2008, gjykatesi Dritan Broci, vendosi te liroje nga bllokimi pronat dhe llogarite bankare te Fazllic.

Ashtu sikurse pritej, gjykata nxori fitues ne procesin gjyqesor per pronat, biznesmenin Damir Fazllic, duke rrezuar keshtu prokurorine e Task Force qe po e heton serbo-boshnjakun per pastrim parash. Por pertej kerkeses se avokateve per te hequr sekuestron nga pronat gjyqtari Dritan Broci hyri edhe ne themel te hetimit qe po kryhet prej muajsh duke bere komentin e tij.

“Shtetasi Damir Fazllic nuk dyshohet te kete kryer ndonjeveper penale ne Shqiperi”, u shpreh Broci.

Vendimi i gjykatesit, Broci, ishte thuajse i njejte me konkluzionet qe kishin lexuar nje dite me pare avokatet e Fazllic. Gjyqtari Broci argumentoi se sekuestroja eshte vendosur sipas nje ligji qe ka hyre ne fuqi ne 2008, ndersa vepra penale per te cilen ai po hetohet dyshohet te kete ndodhur ne 2007.

Dy prokuroret e ceshtjes, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka, te cileve u ishte lene nga gjykatesi vetem nje dite kohe per te pergatitur konkluzionet kembengulen se Damir Fazllic ka pastruar para.

Gjate seancave, prokuroret argumentuan se Damir Fazllic ka blere prona me vlere 1.7 milion euro ne Shqiperi, para keto te perfituara nga nje biznes ne shqiperi qe ishte themeluar ne menyre fiktive dhe nuk kishte kryer asnje aktivitet, duke patur ne llogari vetem 10 mije leket e themelimit.

Procesi u ndoq jo pa habi edhe nga prokurorja amerikane qe asiston prane Task Force, nderkohe qe dy prokoruret e ceshtjes thane se do t'i drejtohen Apelit.

Ne diten e fundit te vitit, kur te gjithe po i drejtohen festes dhe vemendja mediatike eshte me e vogel se kurre, Gjykata e Tiranes i dha fund nje prej ceshtjeve me te debatuara politikisht dhe publikisht.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›