E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama denigron sektorin e shëndetësisë si në kohën e kulakëve”

14-02-2013 / Gazeta 55

Nënkryetari i komisionit të Shëndetësisë Tritan Shehu reagon pas akuzave të kreut të PS

Nënkryetari i Komisionit të Shëndetësisë Tritan Shehu i ka cilësuar si të pavërteta shifrat e paraqitura nga kreu i PS-së Edi Rama dje në tryezën për shëndetësinë.
Në një prononcim për mediat, Shehu i është përgjigjur edhe akuzave të kryesocialistit se mazhoranca po kopjon programin e PS-së për Universitetin mjekësor.
“Një sukses tjetër i ri i sistemit tonë shëndetësor dhe arsimor është krijimi tashmë i Universitetit Mjekësor. Edi Rama përsëri spekulon kur thotë se ky ishte projekti i PS. Këtë projekt e ka propozuar Berisha që në mandatin e parë qeverisës 2005-2009. Së dyti, Rama akoma nuk po e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Ai tha se QSUT-ja po kthehet në Universitet. Nuk është e vërtetë dhe nuk mund të jetë kështu. QSUT-ja është spital universitar e jo Universitet. Universiteti që krijohet është diçka tjetër e lidhur me QSUT-në”, theksoi Shehu.
Ai gjithashtu i cilësoi si të pavërteta premtimet e kreut të PS-së Rama për shërbim shëndetësor falas dhe për sektorin e dializës.
“Një nga sektorët më të suksesshëm në këtë drejtim është sektori i dializës. Dje Edi Rama sulmoi këtë sektor duke tentuar të mashtrojë publikun. Edi Rama tregoi përsëri një fobi për iniciativën private dhe e denigroi këtë sektor si në kohën e ‘kulakëve’. Në vitin 2005 në dializë në Shqipëri kishte vetëm rreth 50 paciente. Sot janë mbi 700 të tillë dhe numri po shtohet. Trajtimi i tyre bëhet në klinikat shtetërore dhe në ato private. Edhe në klinikat  private çdo gjë paguhet nga sistemi i sigurimeve. Pacienti nuk paguan asnjë qindarkë. Edi Rama nuk thotë të vërtetën dhe për koston e dializës te ne e rajon. Sot kostoja te ne është 75-80 E për procedurë, përfshirë të gjitha shërbimet e tjera si analizat, fistulizimi, trajtimet paralele, transportin, radiologjinë etj. Ky çmim është vendosur që në vitin 2003, nga një komision i gjere. Pra, kemi të bëjmë përsëri me një politikë thjesht nihiliste me mashtrime”, shtoi Shehu.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›