E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama dështon sërish...nuk prish dot zgjedhjet

16-04-2013 / Gazeta 55

Strategjia socialiste e dhunës për të penguar kthimin e ligjit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk ka funksionuar. Edi Rama ka dështuar sërish të marrë peng zgjedhjet, duke kërkuar fitoren në tavolinë. Në parlament, një mazhorancë prej 73 votash ka konfirmuar shkarkimin e Ilirian Muhos nga KQZ, dhe në vend të tij ka miratuar kandidaturën e Klement Zgurit
Zbardhen dokumentet që provojnë mashtrimin e Muhos – ai fshehu shkarkimin e tij nga trupa e prokurorëve
Berisha: Marrëveshjet respektohen, s’mund të tolerohet prishja e balancave në administrimin e zgjedhjeve

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 74 votat kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilirian Muho, ndërsa deputetë e opozitës u larguan nga seanca duke krijuar incidente intimidimi deputetëve të pavarur. Në vend të Ilirian Muhos u miratua Klement Zguri, propozim i Partisë Republikane.
Kryeministri Berisha falënderoi deputetëve të pavarur që mbështetën nismën e mazhorancës. Ai theksoi se përpjekjet e Ramës për të rrëzuar qeverinë 2 muaj përpara zgjedhjeve dështuan pasi u stis aleanca e ngjalave. Vendi nuk do të mbetej pa qeveri.
Duke u ndalur te shkarkimi i anëtarit të KQZ-së, kryeministrit Berisha i kujtoi deputetëve në sallë se marrëveshjet e bëra nuk shkelen. “Nga viti 2000 dhe në vazhdim forcat politike kanë bërë përpjekjet më të ndershme dhe serioze për të vendosur balancë në institucionet e administrimit të zgjedhjeve, u arrit kjo nga 6 me 1 në 5 me 2 anëtarë, prapë u quajt si prekje e të drejtave të socialistëve. Ju në vitin 2003 i shkelët ato. Moszbatimi i i marrëveshjes në 2003 i kushtoi partisë suaj më shtrenjtë se çdo gjë tjetër. Është e lehtë të flasësh pa llogari para qytetarëve, por ata kanë një memorie. Me ndërmjetësim ndërkombëtar u arrit që të jetë balanca 4 me 3. U firmosën marrëveshjet, u ndërpre një mandat për balancën 4 me 3. Ne e pranuam, opozita fitoi zgjedhjet. Ju e pranuat në 2007, 2009, në 2011, e pranuat edhe në 2013 se me halucinacionet që keni për të ardhur në pushtet që s’do bëhet kurrë realitet kërkuat që mandati i kryetarit të bëhet 4 vite. Parashikimet e mia janë e dalin, opozitë keni qenë e opozitë do mbeteni”, theksoi ai.  
Ndërsa më pas sqaroi se ish-prokurori Ilirian Muho, kryeministra Berisha shtoi se ai duhet të jepte vetë dorëheqjen për shkeljet e bëra.
Kryeministri Berisha kërkoi falje që e ka miratuar atë, por kjo sipas tij ka ndodhur ngaqë nuk ishte në dijeni të shkeljeve të tij. “Diskutohet për një person që në kundërshtim me çdo rregull etike nuk ka treguar që ka qenë i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të këshillit të prokurorëve. A e kuptoni ju që s’ka shqiptar që të pranojnë këtë. Ata që e propozuan duhet të kërkonin të falur për emërimin e tij, ky zotëria të jepte dorëheqjen se nuk tregoi. Ky ishte njeri i ligjit, e dinte që kishte 3 shkallë gjykimi për të fituar të drejtën e tij. Pse e bëni avokatin e tij kur ai nuk e bëri vetë. Unë kërkoj të falur që e votuam se nuk e dija, bëj një gabim dhe tërhiqem, por jo të bëj avokatin e tij. Ai ishte jashtë të gjitha kushteve, pse e kursyet ju kundërshtarët e mi. Kam leverdi që deri nesër në mëngjes ju ta mbroni, them që shumica nuk e dinte. Në këtë rast kërkova të falur ai të japë dorëheqjen. Por ju kërkoni prishje balancash, kjo është e gabuar, marrëveshjet respektohen”, vijoi me tej Berisha.
Kuvendi për rreth 12 orë debatoi për lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në KQZ, Muho dhe zëvendësimin e tij me një përfaqësues nga Partia Republikane.  Deputetët socialistë të opozitës e kundërshtuan ashpër kërkesën e Partisë Demokratike për lirimin e anëtarit Muho, duke e konsideruar një nismë antikushtetuese, që rrezikon mbarëvajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. 
Mazhoranca nga ana e saj e ka argumentuar ligjshmërinë e kërkesës, duke theksuar jo vetëm nevojën e respektimit të baraspeshës politike mbi të cilin është ngritur KQZ dhe komisionet zgjedhorë të nivelit të dytë, por edhe paligjshmërinë e emërimit të Ilirjan Muhon, si anëtar i KQZ.
Në kërkesën për shkarkim thuhet se “Muho është emëruar në shkelje të nenit 12 germa ë e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ai është shkarkuar nga funksioni Prokurorit me dekret të Presidentit të aso kohe Alfred Moisiu më 12 mars 2003, duke i fshehur Kuvendit gjatë procedurës së emërimit deklarimin e fakteve që pengonin emërimin në detyrë të anëtarit të KQZ”, thuhet në amendament, i cili mban firmën e 33 deputetëve demokratë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›