Edi Rama do të kryesojë listën e PS-së në qarkun e Vlorës?
Një ditë më parë, kryetari i LSI, Ilir Meta, u shpreh entuziast nga qyteti i Vlorës, duke thënë se do marrin nëntë deputetë si koalicion i majtë në këtë qark.
Sot e përditshmja Dita raporton se Edi Rama do të jetë deputet i Vlorës. Sipas kësaj të përditshme, Rama do të jetë për herë të parë në parlament pas 23 qershorit, duke kryesuar listën e Vlorës.
Më herët ishte thënë se Rama do të udhëheqë listën e Tiranës, qarkut me më shumë deputetë.
Po kështu është spekuluar se edhe kryeministri Sali Berisha mund të garojë në qarkun e Durrësit, duke mos udhëhequr listën e Tiranës.
Gjithçka mbetet në vazhdën e spekulimeve deri më tani./ep