E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth: KQZ-ja funksionon edhe kështu, por mirë do ishte e plotë

volfiAmbasadori i prezencës së OSBE në vendin tonë, Eugen Volfarth, deklaroi se duhet të zgjidhet çështja e ngërçit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Duke folur shkurt për mediat, ai tha se partitë duhet të nisin bisedime intensive për këtë çështje.

Megjithatë Volfarth tha se KQZ funksionon edhe kështu, por mirë do ishte që të ishte sa më e plotë.

Duhet dialog nga të gjitha partitë politike për zgjidhjen e ngërçit në KQZ. Ndërveprimi mes mazhorancës dhe opozitës është kryesori për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet besim për të legjitimuar KQZ. KQZ mund të funksionojë, por më  e mira është që ajo të jetë e plotë me të 7 anëtarët e saj, tha Volfarth./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›