E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama e nis fshesën me Ruçin, i merr bojën në Lushnje

23-06-2011 / Gazeta 55

Spastrimi final nis me Gramoz Ruçin, fiks në qarkun ku ai mendohet se është më i forti, në atë të Fierit. Në takimin e parë, Edi Rama e turpëron publikisht, duke e trajtuar me përbuzje, faqe militantëve të Lushnjes. E njëjta skemë e përdhunimit politik pritet të përsëritet me deputetët e vjetër socialistë në Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë e Berat

Nisja dje, e turit të takimeve të Edi Rmës nga qarku i Fierit (bashkitë Lushnje dhe Fier), qark ku listën e deputetëve ët PS-së e kryeson Gramoz Ruçi, demonstroi se, më tepër si qëllim të tyre (këto takime), kishin diskreditimin nga Edi Rama të Gramoz Ruçit. Pamjet filmike të transmetuara dje nga televizionet, ku tregohej shpërfillja e Edi Ramës në një moment komunikimi me Gramoz Ruçin dhe irritimin e këtij të fundit, për injorimin që kryetari i partisë, po i bënte në sytë e drejtuesve e të zgjedhurve vendorë të PS-së, ishin dëshmia më e mirë, e konfirmimit se punët mes Edi Ramës e Gramoz Ruçit, nuk janë aspak mirë, për të mos thënë që janë keq.
Me sa duket, pas konfliktit të nisur që para zgjedhjeve më të fundit vendore, ku Edi Rama i doli i pabesë Gramoz Ruçit, në përzgjedhjen e disa kandidaturave; pas dhunës fizike të urdhëruar nga Edi Rama, për Gramoz Ruçin, të vënë në jetë nga dy deputetët të mirënjohur jo vetëm për akrobacia mbi kangjellat e KQZ-së; pas detyrimit që Edi Rama, i bëri Gramoz Ruçit, për të dalë e për të marrë në mbrojtje Ilir Gjonin, të dhunuarin fizikisht virtual, kur për dhunën reale fizike ndaj atij vetë, askush nuk u kujtonte ta merrte në mbrojtje; pas detyrimit që Edi Rama, i bëri Gramoz Ruçit, për të dalë në media e për “t’u bërë fresk” pretendimeve të tij (dalja më e fundit ishte të martën mbrëma), të mërkurën, Edi Rama zgjedh “t’i marrë erëzën” Gramoz Ruçit, bash mu aty ku ai pretendon se ndjehet më i fortë, në qarkun e Fierit, ku edhe udhëheq listën e deputetëve të PS-së.
Që qëllimi i vetëm i Edi Ramës ishte diskreditimi publik i Gramzo Ruçit, para drejtuesve e të zgjedhurve vendorë të PS-së, e tregon edhe “agjenda dhe tematika” e takimeve të Edi Ramës në Lushnje e Fier. Ndërsa të dyja takimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se gjatë diskutimit të tij, Edi Rama u ka lënë porosi të zgjedhurve që të merren e të kenë kujdesen me shpërndarjen e mandateve në njësitë vendore të këtij qarku, ndërsa nuk ka pranuar dhe nuk ka lejuar të flitet në lidhje me situatën e krijuar në bashkinë e Tiranës, duke pretenduar së këtë diskutim do ta vijojnë pas përfundimit të numërimit të votave të filluara në KQZ-ja.
Për sa i përket asaj që Blendi Klosi, në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, të shtunën e kaluar, serviri si vendimmarrje në emër të një turi bashkëbisedimesh, të qendrës me bazën, “për të filluar analizën me këto struktura, për të filluar debatin me këto struktura dhe natyrisht për të bërë atë më të rëndësishme për një parti politike, dëgjimin me vëmendje të çdo mendimi, ideje apo kontributi që do të japin mbështetësit e partisë sonë për të përgatitur një strategji të re elektorale për zgjedhjet e ardhshme”, të paktën në dy takimet e para dje, në Lushnje e në Fier, nuk pati as “analizë”, as “debat”, as “dëgjim me vëmendje të çdo mendimi, ideje apo kontributi”, veç, fjalimeve të Edi Ramës dhe më shumë se kaq, demonstrim i një sjellje injoruese nga ai vetë, në adresë të Gramoz Ruçit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›