Kriza greke e borxhit, në qendër të samitit që po mbahet në Bruksel

Krerët e qeverive europiane pritet të diskutojnë mbi rolin e Greqisë në kontinentin evropian
Samiti dy ditor që po mbahet në Bruksel , i cili ka mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ka në krye të axhendës krizën greke të borxhit.
Samiti në selinë kryesore të BE-, mbahet ndërkohë që tregjet financiare janë në pritje të shohin nëse ligjvënësit grekë po miratojnë pakon e kursimeve, e cila i është kushtëzuar Greqisë me dhënien e këstit të fundit prej 12 miliardë eurosh të kredisë së lëshuar nga FMN-ja dhe BE-ja.
Krerët e qeverive europiane pritet të diskutojnë mbi rolin e Greqisë në kontinentin europian.
Në axhendë të samitit, pritet të jetë edhe situata në Libi dhe Siri, si dhe zgjerimi i ardhshëm i BE-së në Kroaci.