E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama ka probleme me aritmetikën fillestare”

16-12-2012 / Gazeta 55

Reagon Genc Pollo, kryetar i Komisionit Qendror të Censusit

Ministria e Inovacionit dhe TIK ka reaguar pas akuzave të kryesocialistit Edi Rama në Durrës se Qeveria urdhëroi fshehjen e të dhënave të punësimit nga botimi i rezultateve të Censusit. Në një deklaratë për mediat, Ministri Genc Pollo, kryetar i Komisionit Qendror të Censusit, thekson se “INSTAT i ka botuar rregullisht shifrat e përqindjet e papunësisë dhe Edi Rama rregullisht i ka mohuar ato e shumë të tjera pa dhënë shpjegime e arsye”. Ministri i Inovacionit Genc Pollo theksoi se Instituti i Statistikave i ka botuar shifrat e përqindjet e papunësisë, por sipas tij, “Rama ka probleme me aritmetikën dhe nocionet bazë të demografisë”. Ministri deklaroi se papunësia sipas Censusit 2001, një dekadë më parë, u botua tre vjet më vonë, pasi kaq kohë u desh për përpunimin e të dhënave. “INSTAT i ka botuar rregullisht shifrat e përqindjet e papunësisë dhe Edi Rama rregullisht i ka mohuar ato e shumë të tjera pa dhënë shpjegime e arsye. Papunësia sipas censusit 2001, një dekadë më parë, u botua tre vjet më vonë, pasi kaq kohë u desh për përpunimin e të dhënave. Me censusin 2011, ky përpunim do të marrë dy vjet dhe papunësia do të publikohet në shtator 2013” deklaron Pollo. Sipas kreut të ministrisë së Inovacionit dhe TIK, kryetari i PS, “zoti Rama mund të kishte komentuar rezultatet e publikuara të Censusit që dëshmojnë zhvillimin dinamik social-ekonomik në Shqipëri, por sipas tij duke iu shmangur kësaj e duke insistuar se në vend kemi 1 milion të papunë ose 58.5 për qind e popullsisë aktive, Edi Rama insiston të dëshmojë se ka probleme akute me aritmetikën fillestare pa folur për nocionet bazë të demografisë”, thuhen deklaratë e MITIK.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›