Edi Rama lë pa festë Tiranën, Korçën e Durrësin, por vetë feston në bulevardin “Pigal” të Parisit
Zinë që ka pllakosur opozitën, Edvini përpiqet t’ua përcjellë edhe shqiptarëve. Në fundvit, ai u arratis në Paris, por lëshoi urdhër që bashkitë e Tiranës, Durrësit e Korçës t’u mohonin qytetarëve festimet e ligjshme të ndërrimit të viteve
Edi Rama, i cili në kalendarin e festave konsideron vetëm ato që ka sajuar ai, sikurse janë “festa e Pezës” çdo 16 shtator, apo “nata e bardhë” çdo 29 nëntor, me paranojën e tij, shkoi edhe më tej në këtë kufi midis dy viteve, kur i la banorët e Tiranës, pa shijuar koncertin tradicional të mesnatës midis dy viteve.
Sikur të ishte vetëm kjo, do të ishte gjysma e së keqes.
Por mendja e tij djallëzore (e barasvlershme me të atij festari te anekdota që tregojnë, sipas së cilës, kur Zoti i kërkoi ti përmbushte një dëshirë, ai nuk kërkoi asgjë, veçse, që ai [Zoti], t’ia merrte lopën që i kishte dhënë fqinjit të fshatarit, personazh të anekdotës, të ngjashëm me Edi Ramën), i tejkaloi të gjitha parashikimet në këtë Vit të Ri, kur urdhëroi kryebashkiakët socialistë të Korçës e të Durrësit, që të anulonin festimet dhe koncertet respektive, mesnatën midis 31 dhjetorit 2010 dhe 1 janarit 2011. Kaq u desh, që kryebashkiakët e Korçës dhe të Durrësit, disa orë para ndërrimit të viteve, të lajmëronin vendimmarrjen e imponuar për pezullimin e festimeve dhe koncerteve respektive.
Por e gjithë kjo hakmarrje e tipit të “fshatarit pa lopë” e Edi Ramës, nuk e pengoi atë vetë që të priste Vitin e Ri, jo në Tiranën e ndriçuar nga ai vete me ngjyrat e dritave të Bulevardit “Pigal”, por, bash në bulevardin “Pigal”, mes ngjyrave të preferuara të tij. Me këtë rast, Edi Rama shijoi (në mënyrën më të padëshirueshme, por “të detyruar”) edhe udhëtimin e tij të parë pa viza drejt Parsiti, kryeqytetit të Francës, ku nuk kishte si të mos mungonte edhe gruaja e tij e re, por e katërta në listën e afeksioneve të zyrtarizuara të Edi Ramës...
Sjellja e Edi Ramës, duke ju privuar, jo vetëm kryeqytetasve, por edhe korçarëve e durrsakëve, festën tradicionale të ndërrimit të viteve, më tepër se një hakmarrje ndaj banorëve të këtyre qyteteve, është një mosfshehje e zemërimit të tij ndaj festave, që ai nuk i ka caktuar vetë.
Në respekt të kronologjisë, nuk mund të lirohet pa kujtuar se, ndërsa gjithë shqiptarët festonin vendimmarrjen dhe më pas edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Edi Rama zgjidhte të protestonte. Po kështu, ndërsa disa muaj më parë, ndërsa shqiptarët prisnin vendimmarrjen për liberalizimin e vizave, Edi Rama zgjodhi të protestonte, duke shkuar deri atje sa të ngujonte disa mjeranë (se vetë nuk ia mbante me gjithë përbetimin për vetëflijim) në një me nder të themi grevë urie, mes urinës e erës së qofteve të zgarës.
Megjithatë, Edi Rama, edhe për pak muaj, kaq ka në dorë, kaq mund të bëjë.
Ai mund të kënaqet edhe pak me ngjyrat e Bulevardit “Pigal”, por s’mund tu heqë të drejtën shqiptarëve të festojnë e gëzojnë ngjarje të mëdha e të rëndësishme..., për faktin e thjeshtë se nuk është ai aq i fuqishëm, sa t’ju mundësojë shqiptarëve, këto ngjarje e data të rëndësishme. Për aq kohë sa sjellja e tij prej inatçori, fillon dhe mbaron te hakmarrja-festive me ngjyrat e bulevardi “Pigal”, kjo pak rëndësi ka për shqiptarët, të cilët në fund të fundit, konfirmuan me këtë rast shijet perverse të kryesocialistit, që kanë ngecur te Bulevardi “Pigal”, ku ai priti Vitin e Ri (ka gjasa dhe jo vetëm) me gruan e tij të re, por e katërta në listën e afeksioneve të zyrtarizuara të Edi Ramës...