Fokus/ Si do të jetë Ballkani në 2011
Ballkani e kaloi periudhën në të cilën në çdo moment mund të ripërtëritej dhuna, mundësi nga e cila Uashingtoni dhe Brukseli më tepër druajnë, konsideron analisti britanik dhe njohës i mirë i situatave rajonale Tim Xhuda.
Sipas tij, edhe mendimi i BE-së është se vitit 2010 ka qenë një vit i kënaqshëm për Ballkanin, deri në gjysmën e parë të muajit dhjetor në Kosovë. “Mendoj se ngjarjet në Kosovë janë hapi më i madh prapa. Akuzat për mashtrimet zgjedhore dhe raporti i Dik Martit i sollën dëm të madh Kosovës, kështu që bisedimet e paralajmëruara midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim të BE-së do të jenë shumë më të ndërlikuara”, theksoi Xhuda në intervistën e BBC.
Ai theksoi se bisedimet në relacionin Beograd-Prishtinë do të duhet të jenë një nga ngjarjet më të rëndësishme për këtë vit, por nuk pritet ndonjë kthesë dramatike.
“Bisedime me siguri që do të ketë, sepse të dyja palët do të jenë nën presion që ta bëjnë këtë. Megjithatë nuk besoj se do të rezultojnë me nodnjë kthesë të madhe. Mundet do të jetë e mjaftueshme ajo që bisedimet filluan”, shtoi analisti britanik.
Për analistin britanik rreziku më i madh potencial në rajon në vitin 2011 paraqet Kosova.
“Rreziku më i madh janë rritja e izolimit politik të Kosovës dhe pasojat e saj potenciale politike. Nëse Kosova vazhdon që të mbetet pas nga rajoni, apo vendet e tjera fillojnë të distancohen nga Qeveria e Kosovës, për shkak të konfirmimeve për mashtrime zgjedhore dhe akuzat e Martit se Hashim Thaçi ka tregtuar me organe njerëzore, kjo do të mund të ketë pasoja afatgjatë dhe të paparashikuara”, sqaroi Xhuda.
Xhuda konsideron se vitin e kaluar për Serbinë më i rëndësishëm ka qenë dështimi para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në pikëpamje të deklaratës kosovare për pavarësi. Sipas tij vendi këtë vit pret sukses mesatar dhe vazhdimin e eurintegtimeve dhe rimbëkëmbje të vogël ekonomike, edhe pse me siguri pa ulje të madhe të papunësisë.
Në ngjashmëri, sipas vlerësimit të Tim Xhudës do të jetë edhe Kroacia, anëtarësimi i së cilës në BE ajo e pret në vitin 2012. Ngjarje e vitit në Kroaci, shtoi Xhuda, gjithësesi është arrestimi i ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, që tregoi se kryeministrat e çfarëdo shteti në rajon në të ardhmen nuk mund të jenë mbi ligjin.
Kthesa më të rëndësishme të mundshme pas ngecjes disavjeçare dhe stagnimit Xhuda shikon në Bosnjë e Hercegovinë.
“Çdo gjë varet nga ajo nëse komuniteti ndërkombëtar më seriozisht do të përkushtohet në Bosnjë këtë vit. Funskionin shefi i sektorit të shërbimit të ri evropian diplomatik për Ballkanin javën e ardhshme do ta ndërmarrë Millosh Lajçak, ambasador i dikurshëm slloven në Beograd, ndërmjetësues në referendumin malazes për pavarësi dhe ish-përfaqësuesi i lart në BeH. Ai është njeri i cili mirë e njeh rajonin dhe i cili si i tillë do të kushtojë kujdes të madh Bosnjës”, deklaron Xhuda për BBC.
Një surprizë e mundur e këndshme për Ballkanin sivjet mund të jetë marrëveshja midis Shkupit dhe Athinës për kontestin rreth emrit kushtetues të Maqedonisë, që është çështje në të cilën, sipas të dhënave të Xhudës, është arritur një avancim i madh në bisedimet midis të dy palëve nën mbikëqyrje të KB-së.