Edi Rama mbledh kryesinë për njësitet guerile të 21 janarit

Nekropolitika dhe sulmet ndaj institucioneve, e vetmja alternativë e opozitës personale të Edi Ramës. Dje, ai ka mbledhur celulën e kryesisë dhe ka shpërndarë detyrat për njësitet guerile. Përvoja e 21 janarit kërkon gjithë vëmendjen e institucioneve, ndaj aksionit të një politikani që s’ka asnjë respekt për kushtetutën e vendit
Nekropolitika dhe sulmet ndaj institucioneve janë e vetmja alternativë e opozitës personale të Edi Ramës. Në këtë janar, i cili në “brendinë” e tij ka edhe një datë 21, Edi Rama po demonstron se nuk mund të shkëputet nga të bërit nekropolitikë për politikë.
Konfirmimin e dha jo më larg se dje.
Ndërsa mblodhi në selinë e PS-së celulën guerilase të anëtarëve të krysesië dhe sekretariatit, në ëprfundim të kësaj me nder mbledhje, u mësua se strumbullari i fjalimit të Edi Ramës, i shoqëruar vetëm me tundjet e kokave të të mbledhurve, ishte 21 janari. Sigurisht, nuk mungonin edhe ndarjet e detyrave për secilin kokë-tundës, që dje “kishte fatin e madh” të gjendje në mender mbledhjen e Edi Ramës, si një guerilas.
Në një kohë, kur pritet që opozita të angazhohet në plotësimin kushteve për integrimin në BE, në përmbushje edhe të një “premtimi” që vetë e ka bërë në fundvitin 2011, ajo në mënyrë të përsëritur merret peng nga Edi Rama dhe po në mënyrë të përsëritur, kjo pengmarrje ndodh “në emër të vdekjes”.
Duke mos mundur të shkëputet vetë nga kompleksi i një “kufome politike”, Edi Rama ka zgjedhur të bëjë politikë me viktima.
Është e paqartë..., në qoftë se 21 janari i vitit 2012 nuk do të kishte ngarkesën e mbarsur që prej kësaj date të vitit pararendës, se çfarë argumenti do të nxirrte nga mënga e tij Edi Rama?
Me pak fjalë...
Në qoftë se 21 janari 2011, nuk do të ishte asgjë më shumë se 21 janari 2010..., 2009..., apo edhe më tej, çfarë do të mund të diskutonte tjetër dje Edi Rama në mbledhjen celulës së guerilsave të anëtarëve të kryesisë dhe sekretariatit? Apo..., apo..., çfarë do të bënte ai (Edi Rama), të shtunën në 21 janar 2012 (përveçse editorilait të radhës, sikurse ka bërë për shumë të shtuna me radhë)?
Asgjë...?!
Kaq fjollë mendon opozita se ecin punët në Shqipëri, sa që prania e saj është e panevojshme...?!
Apo..., apo..., të ketë këtë konsideratë opozita, se ekzistenca e saj është një atavizëm në Shqipëri (njëlloj si kurse bishti në trupin e një njeriu), që përveçse kuriozitetit për ekzistencën e këtij atavizmi (bishti në trupin e njeriut), nuk shkakton asnjë ndjesi tjetër...?!
Po të jetë puna kështu, “lum e për lumë” për opozitën.
“Lum e për lum” për opozitën, po qe se mendon, beson dhe investon në “problemin” e vetëm të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive të saja, atë të homazheve për 21 janarin.
Ja i mblodhi Edi Rama ndoca njerëz në 21 janar 2012...?!
... E pastaj...?!
Çfarë do të bëjë në 22 janar 2012...?!
Mos vallë do të rendë varrezave të fshatrave e qyteteve të Shqipërisë për të gjetur ndonjë gur varri që ti kujtojë ndonjë episod apo datë tjetër, për ndonjë homazh tjetër të mundshëm përkujtimor, si e vetmja mundësi e të bërit nekropolitikë për politikë...?!
Me gjithë ato që ka në mendje Edi Rama, jo aq për 21 janarin, sepse kjo datë nuk është asgjë më shumë se sa një “qëndrim transit” i tij në rrugëtimin përgjatë nekropolitikës për politikë, përvoja e kësaj date, ku Edi Rama, i gjatë “një kokë mbi të tjerët”, vëzhgonte dhe zgërdhihej përballë dhunimit të institutcioneve kushtetuese, fton për kthimin e gjithë vëmendjes së institucioneve, ndaj aksionit të një politikani që s’ka asnjë respekt për Kushtetutën e vendit...