Edi Rama me 13 shtator në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitën e parë zyrtare do ta realizojë në Kosovë. Sipas burimeve të Indeksonline Rama do të jetë në Prishtinë më 13 shtator.
Ndryshe gjatë takimit që Rama zhvilloi ditë më parë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Tiranë, paralajmëroi vizitën e parë në Kosovë si dhe kanë rënë dakord që gjatë muajit nëntor të mbahet një mbledhje e parë të dy kabineteve qeveritare në Prizren./Indeksonline/