Shumë qytetarë të Kosovës kalojnë kufirin në këmbë

Edhe në orët e pasdites ka vazhduar bllokimi i veturave të kosovarëve nga ana e kufirit Maqedonas si në pikën kufitare në Han te Elezit poashtu edhe në atë të Glloboqicës.
Kurse veturat e shtetasëve maqedonas janë lejuar të dalin edhe të hyjnë në territorin e Kosovës.
Arlind Luma nga Kaçaniku deklaroi për Indeksonline se veturat me regjistrim të Maqedonisë janë lejuar të hyjnë lirshëm në shtetin e tyre.
“Deri sa veturat kaluan kufirin e Kosovës, 3 kamionët të cilët janë parkuar andej kufirit maqedonas kanë lejuar shtetasëit e tyre të kalojnë lirshëm duke larguar kamionët dhe duke vendosur përsëri ato” theksoi Luma.
Ndërsa në pikën kufitare në Han të Elezit në orët e pasdites është vërejtur një numër i madhë i qytetarëve të cilët kanë kaluar andej kufirit maqedonas duke paguar një taksë prej 2 eurove.
Ja disa nga qytetarët të cilët kanë treguar për Indeksonline për hyrjen dhe daljen në kufirin Kosovë- Maqedoni. /Indeksonline/
/>