E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama me daire e grup rom

Partia Socialiste e Shqiperise hapi dje zyrtarisht fushatën zgjedhore me një prezantim të 32 kandidatëve të PS të qarkut të Tiranës.

Gjatë një takimi që zgjati rreth dy orë nuk munguan elementet e veçanta që organizatorët kishin menduar për të sjellë në këtë prezantim.

Rama e mbylli takimin me një këngë për ekipin e futbollit të Tiranës, duke kërkuar që kënga të këndohej nga të gjithë kandidatët. Një pjesë e kandidatëve nuk e shqiptonte dot termin dialektor “Tiron”, ndërsa mikrofoni kalonte nga një dorë në tjetrën. “Në fund, në fund fare, dua të këndojmë një këngë të gjithë së bashku. Një këngë për Tironën dhe për Tiranën. Të gjithë bashkë, të gjithë bashkë: “O Tiron, o Tiron, ti për ne je kampion, O Tiron, o Tiron se për ne je zemra jonë". Për ta bërë fjalën e tij më pak të lodhshme për të pranishmit që kishin mbushur shkallët e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, Rama përfshiu një grup artistik rom për ta thyer ligjëratën politike, njofton "Panorama". “Duke ardhur këtu, me autobusin mavi, njoha ca miq që kam dëshirë t’i ftoj për një moment sepse u bë shumë serioze biseda, na duhet pak gallatë nga Tirona. Hajdeni pak këtu. Ju lutem, atë këngën që nisët në autobus”, tha Rama.

Këngëtari: “E ra Sala prej fiku, e ra si top llastiku, jarinani nani hopa, e ç’është kjo rrugë me gropa, jarinani nani hopa, e Sala ra te gropa”… Kjo këngë ka krijuar një tjetër atmosferë në Pallatin e Sportit, ndërsa Rama vijoi fjalën e tij me çështjet e programit, siç ishte taksa e biznesit të vogël, ndëshkimi i krimit apo dhe situata me rrugët. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›