Edi Rama me taksën zero tejkalon Karl Marksin, por jo Enver Hoxhën

Opozita nuk ndalet në tentativën e imponimit të taksës zero për biznesin. Flamurtari i këtij modeli është Edi Rama, i cili po tejkalon edhe Marksin dhe “Maifestin” e tij, sigurisht, duke u bërë njësh dhe duke u vetëidentifikuar me të vetmin model të tij, Enver Hoxhën, pasardhësin e denjë të të cilit ai ka marrë përsipër të bëjë. Ndërsa Karl Marksi në “Manifestin” e tij, pati “guximin” dhe “kurajën” të ndalej deri te taksa progresive, kryetari i opozitës shkon edhe më tej, shkon te taksat zero. Në këtë kontekst, vetëm Enver Hoxha bëri paradoksin e taksës zero në teori dhe shkatërroi ekonominë
Debati artificial mbi sistemin fiskal që duhet adoptojë Shqipëri pas 2013 po merr përmasa të rrezikshme. Partia më e madhe opozitare, PS-ja, ka premtuar me të ardhur në pushtet një heqje taksash kolektive për biznesin. Në fillim PS-ja testoi komunitetin e biznesit me propozimin e taksës progresive mbi të ardhurat që alarmoi investitorët e huaj dhe sipërmarrjen vendasve për një rritje masive taksash, dhe heqjen e taksës së sheshtë, në rast të fitores socialiste të zgjedhjeve parlamentare të 2013. Kundërshtimi i komunitetit të sipërmarrjes për rritje taksash detyroi kreun e PS të dilte në një pozicion sa populist aq dhe radikal: heqje taksash për biznesin.
Zero taksa!
Natyrisht ky propozim radikal i Partisë Socialiste për ndërhyrje kirurgjikale në sistemin fiskal, me heqjen e taksave, është krejt demagogjik përderisa nuk shoqërohet me një faturë të llogaritur financiare. Edi Rama u premton biznesit se kur të jetë kryeministër do të heqë taksat, ndonëse nuk u përgjigjet shqetësimeve të ekspertëve të ekonomisë ku do të gjenden paratë për mbushjen e buxhetit të shtetit.
Sigurisht taksat nuk mund të hiqen në një ekonomi tregu.
Por ndryshe ndodh me ekonomitë socialiste, ku mund të heqin taksat dhe të “hanë me lugë floriri”. Enver Hoxha hoqi taksat në ekonominë komuniste, e cila vazhdoi me logjikën “me forcat tona”, e cila degjeneroi në një varfëri të skajshme. Në fillim doli me propozimin e taksës progresive, një propozim atavik i ekonomistë komunistë të 70 viteve më parë me kryesues Spiro Kolekën; ndërsa këto ditë rikthen modelin e Enver Hoxhës për heqjen kolektive të taksave për motive të dobëta elektorale.
Flamurtari i këtij modeli, është Edi Rama, i cili po tejkalon edhe Marksin dhe “Maifestin” e tij, sigurisht, duke u bërë njësh dhe duke u vetëidentifikuar me të vetmin model të tij, Enver Hoxhën, pasardhësin e denjë të të cilit ai ka marrë përsipër të bëjë. Ndërsa Karl Marksi në “Manifestin” e tij, pati “guximin” dhe “kurajën” të ndalej deri te taksa progresive, kryetari i opozitës shkon edhe më tej, shkon te taksat zero. Në këtë kontekst, vetëm Enver Hoxha bëri paradoksin e taksës zero në teori dhe shkatërroi ekonominë.
Sido që të jetë, një gjë është e vërtetë: Edi Rama ka njohuri të pakta në makroekonomi. Edhe në administrimin e Bashkisë Tiranë për 11 vjet Edi Rama, u bazua kryesisht në ekspertizën e nënkryetares Mimi Kodheli, e cila sot është deputetja e tij kryesore që propozon zerimin e taksave për biznesin. Sigurisht, këtë nuk e bënë për 11 vite qeverisje socialiste të Bashkisë së Tiranë, ku taksat për biznesin jo vetëm që nuk u ulën, por u rritën në mënyrë shproporcionale. Do të mjaftonte kjo e dhënë për të hedhur poshtë një tezë të rrezikshme për ekonominë e konsolidimin fiskale të shtetit.
Sigurisht dalja në ekstrem të kundërt të Edi Ramës, ka prapavijë elektorale për të fituar vota e mbështetës. Por heqja e taksave, ndryshe zerimi i kontributetit në arkën e shtetit, në fakt, është propozim për të instaluar kulturën e evazionit masiv fiskal, pra të mospagesës së detyrimeve ndaj shtetit. Pasi një kategori biznesit do t’u hiqet fare taksa, disa kategorive të tjera do t’u rritet më mënyrë të jashtëzakonshme, pasi buxheti i një shteti duhet mbushur për financuar faturën sociale. Në kushte të zënies së frymës sipërmarrjes do t’u rikthehen praktike të fshehjes së të ardhurave dhe do të kalojnë në evazion fiskal siç kanë bërë nga 1998 deri në 2005. Një kulturë antishtet e evazionit fiskal që është luftuar për shumë vite me anë të taksës së sheshtë, ku ulja e detyrime karshi shteti është në 10 për qind. Taksa e sheshtë rrit të ardhurat duke ulur kostot e realizimit të këtyre të ardhurave dhe duke minimizuar nivelin e evazionit fiskal. Rritja e të ardhurave në buxhet ka bërë të mundur investimet kapilare në infrastrukturën e përgjithshëm, (rrugë, spitale, ujësjellës, shkolla, etj) duke shpëtuar vendin nga recesion i pashmangshëm i krizës financiare botërore që preku dy vendet fqinje. Të gjithë e kanë kuptuar se evazioni i taksave nëpërmjet zbrazëtive të shumta të krijuara në sistemet progresive i kushton shtetit një shumë të konsiderueshme të ardhurash.
Në fakt, që pas 2005 Shqipëria ka pasur rritje të ardhura në buxhetin e shtetit duke luftuar evazionin masiv fiskal që përvijohej gjatë qeverisjes socialiste.
Heqje taksave në një ekonomi tregu për një kategori apo kolektivisht është një gjë e padëgjuar më parë. Modeli i PS për heqjen e taksave ngjason krye këput me modelin grek të Papandreut të sjelljes me biznesin, ku kultura e evazionit fiskal domethënë të mospagesës së detyrimeve dhe borxheve arriti majat stratosferike.