E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama, me veto kundër statusit të Shqipërisë

06-10-2011 / Gazeta 55

Kryetari në detyrë i PS-së po përdor përfaqësimin e tij si përfaqësuesi kryesor i opozitës për të penguar marrjen prej Shqipërisë të statusit të kandidatit për në BE. I gjendur në hall politik dhe nën shantazhin e kongresmenëve të vet, ai ka thirrur dje trojkën ndërkombëtare, për t’u deklaruar se do ta përdorë veton antishqiptare, të paktën deri në kongresin e 5 nëntorit

Opozita shqiptare në përgjithësi, por edhe Edi Rama në veçanti, përbëjnë ndoshta rastin unikal në rruzullin tokësor që zgjedhin, jo vetëm të përjashtohen nga kontributet për reformat e rëndësishme (në rastin konkret në funksion edhe të integrimit të vendit në organizmat ndërkombëtare), por edhe ti kundërvihen me të gjitha mjetet dhe forcat, angazhimeve të mazhorancës për të përmbyllur reformat integruese. Ndërsa çdo opozitë, si autoritet përfaqësues i vullnetit të një kombi, ka të drejtën e bashkëkonfirmimit të reformave të rëndësishme, opozita shqiptare dhe kreu i saj bëjnë përjashtime me vetëprjashtimet dhe pengesat e tyre.
Duke “ju gëzuar fatit” pse votimi i disa ligjeve të rëndësishme, si kushte për integrimin, kërkojnë “votë të cilësuar”, Edi Rama po e shfrytëzon më së miri këtë “mundësi” të hipotekuar prej tij me statusin e “vetos”. Këtë, në mënyrën më kokëforte po e bën duke mos pranuar të konvertojë “veton” në “votë” edhe pse mesazhet kombëtare e ndërkombëtare qartësisht i kanë bërë të ditur të heqë dorë nga kjo “pengmarrje” e procesit të integrimit të Shqipërisë.
Por Edi Rama nuk do që nuk do, të heqë dorë...
Përpos kësaj ka të njëjtën skemë të të vepruarit..., duke u treguar “i duruar” të ulet në tryeza takimesh (edhe me ndërkombëtarët), të tund kokën e tij kur bashkëbiseduesit i sugjerojnë mendimet e tyre... dhe menjëherë, pas takimit, ta harrojë atë (takimin)..., se sa për përmbajtjen, “as  që bëhet fjalë”, për tu përmendur diku..., dikur.
Këtë bëri edhe dje...
Nuk harroi të tundë kokën...
Në përpjekje për të përballuar hallin e madh politik pas humbjes së radhës, të zgjedhjeve të radhës, Edi Rama thirri dje trojkën ndërkombëtare. Nga ato çfarë vetë tre ambasadorët deklaruan në përfundim të këtij takimi, sikurse natyrshëm pritej, ata riokonfirmuan mbështetjen e tyre për integrimin me urgjencë të Shqipërisë në BE, si edhe fillimin sa më shpejt të dialogut me mazhorancën.
Po Edi Rama vetë çfarë tha në përfundim të këtij takimi...?
Saktësisht asgjë...!
Nuk harroi të tundë kokën e tij, në mënyrë të përsëritur, por nuk dha asnjë përgjigje për afatin se kur do të bëhet pjesë e reformave integruese, apo..., apo..., se kur do të bëhet pjesë e miratimit të ligjeve, që kërkojnë votim të cilësuar me 3/5.
Biles..., biles..., në njoftimin zyrtar të PS-së thuhet se çfarë thanë ambasadorët në përfundim të takimit, për mediat, por nuk thuhet asnjë fjalë se çfarë kishte thënë Edi Rama..., apo..., apo..., se çfarë perspektivë sheh ai...
Megjithatë, kjo kuptueshëm duket...
Ai ka veç një agjendë politike, atë të vetos kundër statusit të Shqipërisë (të paktën deri në kongresin e PS-së në nëntor)...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›