E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama merr sot në dorëzim zyrat dhe dosjet. Kryeministria fshin serverët

dokuSot pritet që stafit të kabinetit të Edi Ramës ti dorëzohen të protokolluara të gjitha dosjet e qeverisë Berisha.

Por mësohet se kompjuterët e serverët e kryeministrisë, që kanë qenë në përdorim gjatë këtyre viteve, i janë nënshtruar riformatimit.

Gjatë këtyre dy ditëve, burime të besueshme nga kryeministria, kanë bërë me dije për gazetën Shqip se të gjithë punonjësit janë urdhëruar që të riformatojnë kompjuterët dhe serverët e tyre. Por sa u përket materialeve që përmbanin këto kompjuterë nuk e dimë a janë ruajtur apo jo këto materiale, thanë burime nga kryeministria.

Kjo është hera e dytë që serverët dhe kompjuterët e kryeministrisë riformatohen.

Hera e parë u regjistrua në vitin 2011, ku ish drejtori i IT, Armando Kasa, u akuzua se fshiu nga serveri i kryeministrisë  pamjet e protestës së dhunshme të 21 janarit.

Por pas procesit gjyqësor, Kasa u shpall i pafajshëm nga gjykata./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›