E Diel, 1 Nëntor 2026

PD nuk depoziton asnjë pyetje për programin e qeverisë. Paloka: Do marrim pjesë në seancë

edi-palokaPartia Demokratike nuk ka depozituar asnjë pyetje për programin e qeverisë , i cili do të debatohet në një seancë parlamentare ditën e shtunë.

Ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme ka qenë afati i fundit i vendosur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, për grupet parlamentare që të paraqisnin pyetjet me shkrim për kryeministrin Rama, por grupi demokrat ka vendosur të mos paraqesë asnjë pyetje.

I kontaktuar nga gazeta Panorama, kreu i grupit, Edi Paloka, tha se ajo që u paraqit në seancë nuk ishte program, dhe në këto kushte qeverisë së re nuk mund ti drejtohet asnjë pyetje.

Gjithashtu ai ka konfirmuar se të gjithë deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të tjerë të djathtë kanë regjistruar emrin për të marrë pjesë në diskutimet e së shtunës.

Sipas rregullores, kur debatohet për programin e qeverisë, secili deputet ka nga 20 minuta në dispozicion./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›