E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në 20 vjetorin e themelimit të PBDNJ, i jep fjalën edhe Vangjel Dules

01-04-2012 / Gazeta 55

Dje kemi parë sjelljen shpërdoruese që Edi Rama ka ndaj aleatëve të tij, por edhe panikun që e ka mbërthyer për shkërmoqjen e koalicionit ekzistues, ende pa shkuar në zgjedhjet e ardhshme. Analistët vlerësojnë se sjellja e Edvinit e ka burimin tek hiletë e vazhdueshme që ai u punon partive aleate

Përkujtimi i 20 vjetorit të PBDNJ-së dje, ra në sy për një “traditë” jo të zakonshme. Aktiviteti i kësaj dite “të shënuar” për një parti, u mbizotërua nga dominimi i “moderatorit” Edi Rama.
Festa ishte e PBDNJ-së por Edi Rama bënte rolin e “të zotit të shtëpisë”, duke arritur deri atje sa ishte ai që i dha fjalën në këtë takim edhe Vangjel Dules..., për të thënë edhe ai ca fjalë...
Me sjelljen e tij Edi Rama, përveçse ripërsëriti dje demonstrimin e karakterit të tij uzurpator, njëherazi tregoi edhe një shenjë të dukshme mungese respekti për aleatët.
Mungesën e respektit e tregoi, kur i sheh (sikurse edhe dje) dhe i konsideron aleatët si “numërorë topi”. Fraza aq shumë e përsëritur prej dje “jemi në të njëjtën anë të historisë”, përveçse tingëllonte si ironike dhe tallëse, për aq sa Vangjel Dule, prej kohësh ka shpalosur të tjera konsiderata për Edi Ramën dhe koalicionin e tij, krejt të kundërta me lëpirjet e djeshme të kryesocialistit, tingëllonte edhe e mbushur me frikën e ikjes nga koalicioni jo vetëm të Vangjel Dules.
Ishte pikërisht kjo frikë e Edi Ramës, i cili dje me lëpirjet e tij në 20 vjetorin e themelimit të PBDNJ-së, duke u sjellë si kryetar edhe i kësaj partie, nuk reshte së lakuari vetëm emrin e Vangjel Dules, a thua se numërimi i 20 viteve të kësaj partie, ka filluar kur Vangjel Dule mori drejtimin e saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›